Prindërit kanë një rol themelor në jetën e fëmijëve të tyre, pasi janë të rëndësishëm për rritjen e tyre emocionale dhe fizike. Në mënyrë që një fëmijë të jetë në gjendje të zhvillojë plotësisht potencialin e tij, është e domosdoshme që të dy prindërit të dinë se si të kryejnë sa më mirë rolin e tyre, të jenë të pranishëm dhe të dinë të “përgjigjen” sipas nevojave të tyre.
Siç e dimë të gjithë, figura e nënës është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe kjo është folur gjerësisht. Por po figura atërore?
Edhe “baballarët” janë po aq të rëndësishëm. Nëse mendojmë se babai mund të mishërojë në mënyrë të përkryer mashkullin ideal të vajzës së tij, kuptojmë se kjo është gjithashtu themelore, pasi ai mund të përfaqësojë një shembull të jetës për fëmijët e tij.
Rrjedhimisht, një grua që nuk ka pasur një baba që është përgjigjur “në mënyrë efektive” ndaj nevojave të saj ose që nuk ka marrë pjesë në ngjarjet e rëndësishme të jetës së saj, mund të sjellë “plagë” për pjesën tjetër të jetës së saj. Këto plagë kanë një emër, të tilla si mungesa e besimit, (sidomos për gjininë mashkullore), si dhe mungesa e vetëbesimit.
Sot burrat janë shumë më të pranishëm në momentet e rritjes së fëmijëve të tyre: ndihmojnë gratë në punët shtëpiake, ndërrojnë pelenat dhe janë në gjendje të përballojnë më mirë situatat e ndryshme gjatë të jetuarit me fëmijët, të cilët gëzojnë ose kanë dhimbje.
Por çfarë mund të sjellë mungesa e babait dhe mungesa e një marrëdhënie të shëndetshme me vajzën?
Më poshtë do të flasim për këtë, sa e rëndësishme është dashuria e babait për fëmijën e tij. Por mbi të gjitha për gruan që do të bëhet.
- Ndjenjë më e madhe stabiliteti
Edhe sot, megjithëse ne jemi në një epokë të definuar si “moderne”, babai mbetet shtylla e shtëpisë dhe e familjes. Një pikë e vërtetë referimi. Kjo është edhe më e vërtetë për një fëmijë, pasi ai sheh siguri dhe stabilitet te babai. Një stabilitet emocional dhe ekonomik. Një fëmijë që merr të gjitha këto, në një atmosferë të sigurt, mund t’i ketë të gjitha kredencialet që të jetë një grua e suksesshme dhe e qetë.
- Marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme
Për çdo vajzë të vogël, babai i saj është gjithashtu njeriu i përsosur, ideal, i aftë për t’i bërë njerëzit të ëndërrojnë dhe mbi të gjitha ta duan gruan e tyre me respekt. Nuk duhet të habitemi, nëse në marrëdhëniet e tij, ajo “vajzë e vogël” e cila tani është bërë “e rritur”, do të kërkojë të njëjtat karakteristika pozitive të babait të saj tek partneri.
- Përvojë emocionale e qetë
Të kesh një baba të pranishëm është sikur të kesh një pasuri të madhe. Në fakt, të jetosh një marrëdhënie me babanë nuk mund të na ndihmojë vetëm në marrëdhëniet tona me të tjerët, por mund të na përgatisë për t’u përballur me sfidat e ndryshme të jetës. Nëse një grua kishte një baba të mirë kur ishte fëmijë, ajo pa dyshim do të ketë një shans më të mirë për të menaxhuar problemet që lidhen me stresin ose ankthin.
- Rrit vetëbesimin
E gjithë kjo harmoni, përveç se ndjenjat dhe marrëdhëniet ndërpersonale që do të jetojë do jenë pozitive, do ta “lejojnë” atë të ndërtojë një imazh pozitiv. Sipas ekspertëve, në të vërtetë inkurajimi dhe mbështetja e një prindi janë thelbësore në mënyrë që një vajzë të mund të kapërcejë pasiguritë e saj dhe të jetë e vetëdijshme për vlerën e saj.
Shkurtimisht, dashuria e babait është thelbësore për një vajzë, por është po aq e bukur nëse kujdeset për një fëmijë, ta ushqejë atë, ta mbrojë, pasi është gjëja më e natyrshme që mund të bëj.
Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.