Nëse në dhomën tuaj të gjumit, ose në shtëpi nuk keni një pasqyrë të madhe atëherë duhet ta blini një patjetër. Për femrat që harrojnë të fusin në çantën e punës, një pasqyrë të vogël, ku gjatë ditës mund të shohin veten, nuk duhet ta bëjnë më. Për psikologët efektet e të parit në pasqyrë janë shumë të dobishme për personalitetin e njeriut, pasi rrisin vetëbesimin.
Gjithçka fillon nga vetja, ndaj mos harroni të dashuroni veten tuaj. Qëndrimi para pasqyrës disa minuta në mëngjes teksa përgatiteni për në punë, apo në mbrëmje teksa hiqni tualetin e ditës, apo thjesht për të vendosur një krem, apo për të vështruar flokët a veten është terapia më e mirë.
Shpesh pasqyrat janë po aq të rëndësishme sa një kafe me miken e ngushtë, me të cilën do bisedosh shqetësimet e tua. Për ata që nuk janë mësuar të komunikojnë me pasqyrat, është momenti për ta vendosur këtë zakon si pjesë të përditshmërisë suaj. Disa momente para pasqyrës, thjesht duke vështruar veten, kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në motivim.
Edhe nëse portreti juaj nuk ju pëlqen, ju do të ndjeni gjatë ditëve në vazhdim që jeni duke punuar që ta përmirësoni atë. Pasqyra nxit komunikimin me veten dhe kujdesi ndaj vetes është hapi i parë drejt një jete të shëndetshme mendore dhe raporti ideal me miqtë. Pra nëse në shtëpinë tuaj ka vetëm një pasqyrë të vogël në tualet, kujdesuni që shpenzimi i radhës të jetë për të blerë një pasqyrë të madhe. Ajo do t’ju kujtojë kush jeni, e do t’ju sjellë gëzim në shtëpi.
Burimi / www.gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.