Studim

February 18, 2019 | 10:04

Ja pse trakti riprodhues i femrës është krijuar me përsosmëri…

Trakti riprodhues i femrës është formuar me mjeshtëri për të pastruar spermën e dobët. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët në Universitetin Cornell të Nju Jorkut, të cilët thonë se ka një sërë ‘pikash’ filtrimi – të tilla si ngushtimi mes mitrës dhe tubave fallopianë.

Si rezultat, vetëm qelizat e spermës më të forta mund të ecin në rrugën e tyre përmes ngërçit për të arritur vezën, duke krijuar një proces të kontrollit të cilësisë për fekondim. Gjetja mund të ndihmojë në përmirësimin e shfaqjeve të fertilitetit dhe të përmirësojë shanset e një çifti për të pasur fëmijë.

“Nëse shikoni anatominë e sistemit riprodhues tek gjitarët, ju mund të shihni se dimensionet e kanalit që të çon tek vezët, nuk janë konstante”,tha Dr. Alireza Abbaspourrad, kimist dhe autor kryesor në studim.

Dr. Abbaspourrad dhe ekipi i tij përdorën spermatozoidet njerëzore dhe demit për krahasim, pastaj analizuan lëvizjen e tyre në një pajisje ‘mikrofluidike’ e cila imiton mitrën e një gruaje. Ata gjetën se spermatozoidi mblidhet në këtë pikë dhe vetëm spermatozoidi më i shpejtë kalon. Ata gjithashtu vunë në dukje se në këtë pikë, spermatozoidi sportiv konkurron vetëm me të tjerët me cilësi të ngjashme – jo më të ngadaltë ose më të dobët.

 

Burimi / Oranews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top