Vezët janë burimi më i mirë ushqimor për një shtatzëni të shëndetshme. Ato mund të zvogëlojnë gjasat e lindjes së parakohshme, peshën e ulët të lindjes dhe depresionin pas lindjes. Këtë e konfirmon një studim i ri, i cili nxori në dritë gjetjet e 18 studimeve të ndryshme duke u fokusuar në shëndetin e të porsalindurve dhe konsumimin e vezëve të pulave.
Autorja e studimit dhe dietologia Cordelia Woodward tha: “Vezët janë të pasura me proteina, me vlera ushqyese dhe burim vitamine D, që është thelbësore për shtatzëninë. Përmbajnë edhe acide yndyrore që ulin rrezikun e lindjes së parakohshme dhe rrezikun e depresionit te nëna”
Hekuri në vezë luan një rol të rëndësishëm gjatë shtatzënisë, pasi kjo është periudha kur nivelet e hekurit në gjak mund të bien, duke çuar në lodhje.
Studimi është publikuar në “Network Health Digest”.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.