Këshilla & Arsye

June 24, 2019 | 14:48

Ja sa kafe duhet të pini për të zvogëluar ndjenjën e lodhjes…

Dijetarët e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore kanë dhënë numra të posaçëm se sa kafe duhet konsumuar për të rritur vëmendjen dhe përqendrimin

Situatat në të cilat ndiheni të lodhur janë shumë të zakonshme dhe shqetësuese, mbi të gjitha për ata që janë duke përjetuar një periudhë veçanërisht intensive, si p.sh një provim. Sipas studiuesve të Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, që është organizata kryesore psikiatrike në Britani të Madhe, episodet e lodhjes janë një realitet i shpeshtë për 1 në 5 vetë.

Një në dhjetë, kishte të bënte edhe me problemin objektivisht shumë të bezdisshëm të lodhjes kronike. Në këto raste, kafja mund të jetë një ndihmë e madhe. Pirja e rreth 3 deri në 5 filxhan në ditë dhe të qenit të kujdesshëm për shpërndarjen e tyre gjatë 24 orëve, është e mundur të zvogëloj ndjenjën e lodhjes. Për të përfituar nga ky zakon i thjeshtë janë situata të ndryshme, të tilla si puna dhe provimet universitare /matura.

Por çfarë e bën kafen një eliksir kaq të dobishëm kundër lodhjes? Kafeina e famshme, komponenti kryesor i saj aktiv. Në një nivel kimik, është një kompleks që e gjejmë në bimë të ndryshme, ndër të cilat është padyshim ajo e kafesë, por jo vetëm. Në fakt, ne gjithashtu mund të gjejmë kafeinë në çaj dhe kakao. Është e qartë se ekziston një dallim i dukshëm në nivel; vetëm për të dhënë disa numra, mos harroni se deri në 100 mg kafeinë është e pranishme në një filxhan kafe, doza shumë më të larta gjenden tek ato të çajit dhe kakaos (100 gram çokollatë të errët karakterizohet nga rreth 40 mg kafeinë).

Efektet e kafeinës në trurin e njeriut janë në qendër të vëmendjes shkencore që nga kohërat e lashta. Sipas parametrave të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore – i cili gjithashtu ka dhënë shifra për sasinë e kafeinës së konsumuar nga popullata e kontinentit të vjetër duke i ndarë të dhënat sipas moshës – ekziston një marrëdhënie shkakësore mes sasisë mesatare të kafeinës që gjendet në një kafe dhe rritjes së përqendrimit .

Efektet pozitive të konsumimit të këtij alkaloidi natyror kanë lidhje me kontekste të ndryshme. Midis tyre është e mundur të kujtojmë punën e natës, një situatë në të cilën, sipas studiuesve të EFSA, është e mundur të vlerësojmë një reduktim të aksidenteve sidomos tek ata që konsumojnë më shumë se 220 mg kafeinë në ditë.

Vlen të përmendet edhe udhëtimi ajror dhe udhëtimet e gjata me makinë. Të dhënat zyrtare të EFSA tregojnë se rreziku i një aksidenti dyfishohet tek ata që i japin makinës pas 17 orësh pa gjumë, duke kujtuar se konsumimi i kafeinës dhe marrja e një pushimi të shkurtër ndihmon në uljen e konsiderueshme të rrezikut.

Nuk duhet të harrojmë lidhjen mes konsumit të kafeinës (për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar është e këshillueshme të mos kalojmë 400 mg në ditë) dhe përmirësimin e performancës sportive. Gjithashtu në këtë rast, EFSA ka klasifikuar të dhëna shumë interesante, duke zbuluar se ekziston një korrelacion midis konsumit të kafeinës dhe rritjes së niveleve të rezistencës gjatë ushtrimit të një aktiviteti sportiv.

Studiuesit kanë vënë në dukje gjithashtu se alkaloidi ka një ndikim pozitiv në përpjekjet e perceptuara gjatë sportit, me avantazhe konkrete që kanë të bëjnë edhe me ata që nuk janë shumë të trajnuar.

 

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top