Mirëqenie

October 27, 2018 | 9:24

Ja sa proteina përmban një vezë…

E kujt nuk i pëlqejnë vezët? Përveç se kanë çmim të lirë, ato janë burim i mahnitshëm i proteinës, që është e nevojshme për humbjen e peshës apo ndërtimin e muskujve. Plus, e mira e vezëve është se mund të përgatiten në forma të ndryshme – qoftë të fërguara, të ziera, etj. Por, a mundet vërtetë që një gjë aq e vogël të përmbajë shumë proteinë?

Ja sa gramë proteina gjenden në një vezë?

Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë, sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës:

  • Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë
  • Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë
  • Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë
  • Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë

Cila pjesë e vezës përmban më shumë proteinë?

Ka shumë debate rreth asaj se, a është më mirë ta hani të tërë vezën, apo të hani vetëm të bardhën ose të verdhën.

Ndonëse të verdhën e vezës mund të përmbajë nutrientë të rëndësishëm si hekuri dhe vitaminat A, D, E dhe K, pjesa e bardhë e vezës përmban më shumë proteinë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top