Lifestyle

January 5, 2017 | 12:52

Ja sa shpenzojnë shqiptarët për argëtim dhe çlodhje në një vit

16.7 miliardë lekë (122 milionë euro), apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto është shuma që shqiptarët kanë shpenzuar në vitin 2015, vetëm për argëtim, çlodhje dhe aktivitete të tjera artistike. 

1

Kështu bën të ditur INSTAT në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2015. Sipas statistikave, krahasuar me shpenzimet për argëtim dhe çlodhje që shqiptarët kryejnë jashtë vendit, shumat e shpenzuara në Shqipëri janë shumë më të larta dhe pjesën më të madhe të shpenzimeve, i zënë baret dhe restorantet. Më pak duket se shpenzohet për aktivitetet sportive dhe veprimtaritë artistike.

Siç shihet nga të dhënat, shqiptarët i kushtojnë vëmendje argëtimit, teksa konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulta se shpenzimet për arsim, që konsiderohet edhe baza e investimit të qëndrueshëm dhe me perspektivë për një familje.

Mirëpo, në vitin 2015 vihet re një rënie e këtyre shpenzimeve krahasuar me shifrat e vitit 2014. Sipas “Monitor”, shpenzimet pësuan ulje me 1.5 % dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me krizën ekonomike. Një gjë e tillë është vënë re edhe në vitet e mëparshme, nga ku është konstatuar se shpenzimet për argëtim dhe çlodhje ndjekin ciklet e ekonomisë.

Burimi: Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top