Të gjithë e dimë se ushtrimi dhe mbajtja e një diete të shëndetshme, së bashku me lënien e nikotinës dhe alkoolit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose madje edhe në kthimin e procesit të plakjes. Por sipas një studimi të ri të botuar në revistën Cell Metabolism, shkurtimi i kalorive me 15% për dy vjet, mund të ngadalësojë procesin e plakjes.
Studimet e mëparshme kanë treguar se pakësimi i kalorive me 25% i kanë ndihmuar kafshëve të jetojnë më gjatë, kështu që Leanne M. Redman, autore kryesore e studimit dhe një profesor i asociuar në Pennington Biomedical Research Center në Universitetin Shtetëror të Luiziana, u nisën për të parë nëse e njëjta gjë mund të funksionojë për njerëzit.
Për studimin CALERIE (Vlerësimi Gjithëpërfshirës për Efektet Afatgjatë të Reduktimit të Futjes së Energjisë), hulumtuesit rekrutuan gra të moshës midis 25 dhe 45 vjeç dhe burra midis 25 dhe 50, gjysma e të cilave kishin BMI normale dhe gjysma tjetër e të cilave ishin mbipeshë. Pjesëmarrësve u tha se mund të hanin çfarëdo që dëshironin, me kusht që të ulnin marrjen e kalorive me 25%. Pjesëmarrësve iu kërkua gjithashtu që të peshohen, pasi shuma e kalorive të zvogëluara ndikoi në rënien e tyre nga pesha.
Zvogëlimi i kalorive nuk është i lehtë, kështu që pjesëmarrësit arritën të ulnin vetëm rreth 15% të kalorive të tyre të përditshme, por sipas Redman-it edhe kjo çoi në disa rezultate “të shquara”, siç ishte një rënie mesatare nga pesha.
“Dieta kufizuese e kalorisë gjithashtu shkaktoi një ulje të normës metabolike të gjumit me rreth 10%,” tha Redman për CNN. “Është e rëndësishme, sepse çdo herë që gjenerojmë energji në trup, ne prodhojmë nënprodukte.”
Këto nënprodukte janë ato që grumbullohen në trup dhe çojnë në shkatërrimin e qelizave që ne e quajmë plakje, kështu që për të ngadalësuar normën metabolike të gjumit me 10% duhet të rritim ndjeshëm rininë e dikujt.
Është një gjetje e rëndësishme, sidomos duke qenë se kalimi i kalorive po bëhet gjithnjë e më pak i popullarizuar në botën e humbjes së peshës, i zëvendësuar nga dietat e personalizuara nëpërmjet testimit të ADN-së.
Por, me sa duket, nëse doni të zgjasni jetën tuaj dhe të shmangni sëmundjet që lidhen me moshën, një dietë kalori-kufizuese bën një ndryshim të madh. Për rekord, besimi i përbashkët është se një grua ka nevojë për 2.000 kalori dhe një burrë ka nevojë për 2.500 kalori në ditë për të jetuar, kështu që pakësimi me 15% do të thotë 1700 kalori për gratë dhe 2125 për meshkujt.
“Ne e dimë se individët me jetë më të gjatë janë në gjendje të mbajnë nivele më të ulëta të sheqerit në gjak, nivele më të ulëta të insulinës dhe kanë nivele më të ulëta të temperaturës së trupit në krahasim me njerëzit që nuk jetojnë aq kohë sa ato“, tha Redman. “Zvogëlimi i marrjes së kalorive siguron përfitime shëndetësore për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjendja aktuale e shëndetit të tyre“.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.