Fati i shëndetit të zemrës së foshnjave duket se përcaktohet që në shtatzëni: një mënyrë jetese jo e përshtatshme e nënës ndikon në shëndetin e ardhshëm kardiovaskular të fëmijës dhe prandaj është e rëndësishme që gratë shtatzëna të ndjekin dietën e duhur, të ecin, të mos pinë duhan ose alkool. Ky përfundim është publikuar nga specialistët e Shoqërisë Italiane të Kardiologjisë, të cilët vënë në qendër të vëmendjes një formë të re parandalimi, hiper-primar ose primordial, që fillon që në ngjizjen e bebit.
Të ndenjurit ulur para moshës 18 vjeçare është i lidhur me një rrezik më të madh të sëmundjeve kardiovaskulare tek të rriturit, por edhe nga nënat që nuk i kushtojnë vëmendje dietës, lëvizjes dhe shëndetit gjatë shtatzënisë, mund të pengojnë mirëqenien kardiake të fëmijës së palindur.
Ushtrimet janë metoda më e mirë për të mbrojtur zemrën e foshnjës, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekëve, që kërkojnë lëvizje të paktën 3 orë në ditë midis fëmijëve nga 3 deri në 5 vjeç dhe të paktën 60 minuta në ditë tek fëmijët nga 6 deri në 17 vjeç.
Për fat të keq, sipas vlerësimeve, vetëm 3% e fëmijëve dhe të rinjve arrijnë qëllimin e aktiviteteve fizike. Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm dhe në shumë raste është superior ndaj terapisë së medikamenteve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat janë shkaktuar kryesisht nga një mënyrë jetese ku qëndrohet ulur: 9% e vdekjeve të parakohshme i atribuohen pasivitetit fizik, një shifër e ngjashme me atë të pirjes së duhanit. Pra, ushtrimet fizike kanë një efekt shumë të mirë në zemër dhe nëse praktikoheni në mënyrë të rregullt, zvogëloni vdekshmërinë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare deri në 30%.
Faktorët e rrezikut si obeziteti, hipertensioni, rritja e yndyrës në gjak, mund të shfaqen gjithashtu në fëmijëri dhe adoleshencë, duke dëmtuar shëndetin kardiovaskular: për këtë arsye ushtrimet e rregullta në shtatzëni janë thelbësore për parandalimin e këtyre sëmundjeve.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.