Mirëqenie

July 11, 2018 | 13:20

Ja se si mund të parandalohet turbekulozi…

Turbekuloz-i (TBC) është një infeksion ngjitës, potencialisht fatal, infeksion i shkaktuar nga mykobakteri i tuberkulozit, ose më rrallë, nga baktere të ngjashme. Por pavarësisht se është një sëmundje e rëndë ka disa mënyra për ta parandaluar atë.

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit:

1.Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

2.Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

3.Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

4.Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top