Njeriu është një mekanizëm perfekt. Shkenca çdo ditë zbulon faktorë të rinj që ndikojnë në organizmin e njeriut. Kësaj here bëhet fjalë për lidhjen që ekziston mes shëndetit mendor dhe nivelit të ulët të kolesterolit. Sipas studimit të prezantuar në Konventën Ndërkombëtare mbi Vetëvrasjet në Romë, rezulton se në 80% të rasteve kush ka tentuar vetëvrasjen, parametrat e kolesterolit në trup ishin mjaft të ulëta.
Ekspertët që kanë realizuar analizat e 632 personave, kanë vëzhguar të gjithë parametrat shëndetësorë dhe rezulton se 432 prej tyre që kishin tentuar vetëvrasjen, vuanin nga shqetësimi bipolar dhe kishin nivel mjaft të ulët të kolesterolit total në gjak. Mungesa e kësaj molekule thelbësore për organizmin e njeriut, ndikon në rritjen e inflamacionit në sistemin nervor qendror, disbalancën e transmetimit të serotoninës, që është rregullatore e impulsivitetit.
Si pasojë mundësia për të kontrolluar impulset e dhunshme është mjaft e ulët, veçanërisht tek subjektet që vuajnë nga shqetësimi bipolar. Pra kolesteroli i ulët ndikon negativisht në sistemin nervor, ndërsa nëse është mjaft i lartë bëhet burim rreziku për sëmundjet kardiake.
Burimi / Klan Plus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.