Sipas një studimi të ri, fëmijët, prindërit e të cilëve kanë luftuar kancerin, kanë nota më të dobëta në shkollë dhe fitojnë më pak para në profesionet e tyre.
Hulumtuesit kanë paralajmëruar se sa më e rëndë të jetë gjendja e prindërve të tyre, aq më i madh është ndikimi. Shkencëtarët danezë, për të nxjerrë përfundimet kanë analizuar të dhëna nga më shumë se 1 milion njerëz, të cilët janë studiuar deri në moshën 30-vjeçare.
Rezultatet kanë treguar se, fëmijët, prindërit e të cilëve kishin përjetuar kancerin, kishin një mesatare më të ulët gjatë studimeve krahasuar me fëmijët që s’kishin përjetuar një gjë të tillë.
Gjithashtu të ardhurat financiare deri në moshën 30-vjeçare ishin më të ulëta tek fëmijët, prindërit e të cilëve ishin prekur nga kanceri.
Më të ndikuarit ishin fëmijët që kishin mësuar se prindërit kanë kancer kur ishin më të rinj se pesë vjeç.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.