A jeni ndjerë ndonjëherë sikur doni të hani një çokollatë apo një pako patatina, pas një dite të stresuar në punë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Studimet tregojnë se situatat stresuese aktivizojnë sistemet e lidhura me metabolizmin, njohjen dhe shpërblimin.
Po çfarë do të thotë kjo për masën e belit tuaj? Do të thotë ëmbëlsira që po hani pas një ngjarjeje apo dite stresuese, mund të jetë një pasojë e një kombinimi të faktorëve psikologjikë dhe fiziologjikë.
Si ndikon stresi në oreksin tuaj?
Studimet tregojnë se femrat me nivele të larta stresi kronik kanë tendencë të përfshihen më shumë në ngrënien emocionale. Përveç përgjigjes psikologjike ndaj stresit mund të ketë dhe përgjigje fiziologjike. Gjatë një ngjarjeje stresuese, trupi çliron kortizolin, një hormone që ndihmon trupin për të mbrojtur veten. Megjithatë, në nivelet e kortizolit qëndrojnë të ngritura për një kohë të gjatë, kjo mund të çojë në një rritje të konsumimit të ushqimit, depozitimit të yndyrnave dhe shtim në peshë.
A ka rëndësi koha?
Sipas një studimi nga Departamenti i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes pranë spitalit “Johns Hopkins”, koha mund të luajë një rol në oreks dhe në përgjigjen e hormoneve të zorrëve ndaj sfidave të stresit dhe ushqimit. (Një sfidë përdoret në studimet kërkimore për të parë se si reagojnë njerëzit ndaj ushqimeve dhe faktorëve të ndryshëm të stresit.) Ky studim tregoi se “pasditja/ mbrëmja mund të jetë një kohë me risk të lartë për të mbingrënë, sidomos kur bëhet bashkë me ekspozimin ndaj stresit”. Kjo do të thotë që gjatë rrugës nga puna për në shtëpi apo gjatë vaktit të darkës, ka më shumë rrezik që të hani më shumë se sa duhet.
Në mënyrë që të frenoni këtë rrezik, kushtojuni vëmendje zakoneve tuaja të ngrënies pas një dite të gjatë në punë, në mënyrë që të parandaloni shtimin në peshë. Përpiquni të përgatisni ushqime që më përpara në mënyrë që të kontrolloni madhësinë e porcionit, ose përdorni një ditar ushqimi, ku të shënoni çfarë hani, sa shumë dhe kur.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.