Në fokus

January 10, 2020 | 8:20

Ja se si ta ktheni frikën në mundësi

Pasiguria dhe frika mund të na ndalojë në hapat që duam të bëjmë. Çfarëdo që mendoni të bëni, fillimisht do ta merreni me frikën dhe më pas do veproni. Frika mund të shndërrohet në mundësi nëse i shikoni ato nga një këndvështrim tjetër.

Sipas studimeve, frika më e zakonshme është frika nga dështimi. Të gjithë kemi frikë se nuk jemi mjaftueshëm të aftë. Nuk është aq e lehtë të fillosh një biznes të ri ose të provosh diçka të re. Por nëse e lini mundësinë të largohet, frika e dështimit do t’ju bëjë të tërhiqeni gjithnjë.

Ju nuk do të jepni 100% të potencialit sepse keni frikë të dështoni. Ndoshta ju nuk bëni shumë përpjekje sepse e dini se nuk do të funksionojë. Mos kini frikë të merrni rreziqe, nëse jeni të apasionuar pas diçkaje, thjesht provojeni.

Nëse nuk funksionon dhe nuk dilni ashtu siç dëshironi, me siguri do të keni fituar diçka nga kjo si përvoja. Nuk ka rëndësi nëse jeni i pari apo i fundit për aq kohë sa jeni duke shkuar në vijën e finishit. Ju nuk duhet të keni frikë dhe ankth për mendimet e të tjerëve. Mos harroni se jo të gjithë kanë të njëjtin mendim me ju.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top