Mirëqenie

April 30, 2019 | 10:46

Ja se si ta përdorni ananasin për të pastruar arteriet dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Ananasi është një fryt tipik i vendeve tropikale. Përveçse i shijshëm është dhe mjaft freskues. Gjëja më e mirë është se konsumimi i rij sjell shumë përfitime. 

Këtu janë disa:

  • Ndihmon për të humbur peshë
  • Forcon imunitetin
  • Lufton kapsllëkun
  • Përmirëson tretjen
  • Vepron si një antioksidant (parandalon plakjen e parakohshme të trupit)
  • Pastron gjakun dhe trupin
  • Lehtëson inflamimin
  • Parandalon mbajtjen e lëngjeve
  • Ndihmon detoksifikimin e trupit
  • Lufton mbajtjen e lëngjeve
  • Mbron fytin nga infeksionet
  • Pastron arteriet dhe parandalon sëmundjet e zemrës

Përveç gjithë kësaj, ai ka vlera ushqyese që trajtojnë artritin, ulcerat dhe dhimbjet e përgjithshme. Nëse dëshironi t’i shijoni këto përfitime, hapi i parë është që ta lani tërësisht ananasin ende në guaskë. Lëkura do të jetë aleati ynë më i madh, sepse në të janë të përqendruara shumica e vlerave medicinale të frutave.

Më pas qëroni ananasin, merrni lëkuren dhe vendoseni për të vluar në një tenxhere me një litër ujë. Lëreni të vlojë për pesë minuta, pastaj fikni nxehtësinë. Më pas lëreni të ftohet për 15 minuta dhe piheni. Këtë pije mund ta konsumoni të ftohtë ose të nxehtë, dy ose tri herë në ditë, para çdo vakti.

 

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top