Këshilla & Arsye

October 17, 2019 | 9:20

Ja se si ta përdorni deodorantin, për të shmangur efektet anësore…

Deodoranti tingëllon si zgjidhja më e mirë e mundshme për të shijuar ndjesinë e freskisë dhe për të evituar djersitjen apo aromën e pakëndshme të saj. Me ndryshimin e kohërave, deodoranti është bërë një pjesë e pazëvendësueshme e regjimit tonë të përditshëm higjenik. Por a e dini se ky produkt gjithashtu ka shumë efekte anësore në lëkurën tonë për të cilat duhet të jemi të ndërgjegjshëm para se të blejmë një të tillë ose ta aplikojmë në lëkurë?

Ja disa nga gjërat e rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të mbrojtur nga efektet e dëmshme të deodorantit.

Përdorni një deodorant të një marke të mirë

Në ditët e sotme kompani të ndryshme po shesin deodorant të përzier me gaz, i cili është tepër i dëmshëm. Prandaj, para se të blini një deodorant i cili do t’ju japë një aromë të këndshme, në fillim duhet të studioni kompaninë në të cilin po blini produktin.

Sa shpesh duhet përdorur deodranti?

Përdorni deodorant vetëm 2-3 herë në javë, pasi vetëm në këtë mënyrë, ky produkt nuk do të jetë një rrezik për shëndetin tuaj. Gjëja e parë që dëmtohet janë sytë tuaj. Mund të shkaktojë edhe skuqje të lëkurës e cila më vonë do të rezultojë në kruajtje dhe dhimbje të trupit.

Mos aplikoni deodorant në lëkurë të lagur

Asnjëherë mos përdorni një deodorant menjëherë pasi të keni dalë nga dushi, sepse kur përzihet me ujë, nuk është aq i efektshëm sa duhet. Duhet të përdoret vetëm pasi lëkura të thahet mirë, në mënyrë që lëkura juaj të mund ta thithë atë siç duhet dhe të ruajë aromën e tij.

Mos aplikoni deodorant tek rrobat

Shumë njerëz pëlqejnë të aplikojnë deodorant dhe  tek rrobat e tyre, duke menduar se aroma do të qëndrojë më gjatë në këtë formë. Por për të arritur një rezultat të tillë, deodoranti duhet aplikuar direkt në lëkurë, në mënyrë që të ruajë lagështinë për një kohë të gjatë dhe t’ju ndihmojë të mbani erë të mirë dhe të ndjeheni të freskët për një kohë të gjatë.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top