Si në luftën me celulitin, edhe në trajtimin e krisjeve të lëkurës, hidratimi është shumë i rëndësishëm, prandaj nuk i trajton dot pa pirë të paktën 8 gota ujë në ditë.
Gjithashtu e rëndësishme është që t’i japësh trupit edhe vitaminat A, C, E dhe zink. Këto ushqyes kanë cilësi rigjeneruese të qelizave, proces natyral i cili do të të ndihmojë në luftën kundër çarjeve të lëkurës. Këto ushqyes mund t’i gjesh në peshk, sallatë, spinaq, vezë, fasule, fara dhe arra.
Për ta ndihmuar nga jashtë rigjenerimin e lëkurës, në zonat e prekura mund të përdorësh trajtime natyrale. Një trajtim i tillë ka në përbërjen e tij vaj ulliri dhe xhel aloe vera. Për të përgatitur një krem të mirë për të trajtuar çarjet e lëkurës nevojiten:
- gjysmë filxhan vaj ulliri;
- një çerek filxhan xhel aloe vera
- 6 kokrra vitamina E
- 4 kokrra vitamina A
Në fillim trazo në një tas vitaminat A dhe E dhe më pas vendos edhe vajin e ullirit dhe xhelin aloe vera. Përzihen mirë të gjithë përbërësit, derisa të shkrihen bashkë. Me kremin e krijuar duhet të lyhesh zonat e prekura, vithet, pjesën e pasme, këmbët duke bërë një masazh të lehtë.
Një trajtim tjetër i mirë është ai me bazë vitaminën C. Për këtë nevojiten vetëm dy kokrra vitaminë C dhe sheqer. Gjatë dushit fërko trupin tënd me kokrrizat e sheqerit sepse ai do të të ndihmojë të heqësh qelizat e vdekura, duke ta bërë lëkurën më të butë, duke inkurajuar rigjenerimin e tyre. Pas dushit merr kokrrat e vitaminës C dhe trazoji me një lugë krem trupi normal deri sa ato të shkrihen totalisht. Lyej gjithë trupin me atë krem duke insistuar në zonat e prekura.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.