Këshilla & Arsye

August 7, 2018 | 8:10

Ja se si ta shijoni verën nga zyra juaj…

Dihet sa keq ndiheni kur jeni të mbërthyer në punë nga ora 09:00 deri në 17:00 ndërkohë që shikoni miqtë tuaj teksa bëjnë postime në Instagarm duke shijuar kokteje në plazh

Mundohuni të ngushëlloni veten me mendimin se ndërkohë që ata po argëtohen në diell, ju po bëni para. Vetëm për shkak se nuk keni mundësi të kaloni verën ashtu siç dëshironi nuk do të thotë që nuk mund ta shijoni verën tuaj.

Këtu janë disa sugjerime për t’i bërë sa më pak monotone ditët e verës që po i kaloni në zyrë.

Pini ujë të mbushur me fruta

Mirë, edhe nëse nuk mund të pini margarita në plazh si të gjithë miqtë tuaj, përpiquni të llastoni veten me ujë të freskët në të cilin keni futur copëza frutash të ndryshme. Kjo pije freskuese jo vetëm që do t’ju hidratojë në mënyrë të shëndetshme gjatë gjithë ditës, por edhe do të ndriçojë tavolinën tuaj të punës duke iu shtuar disponimin ndaj verës.

Bëni listën e fundit të verës

Vera është e mbushur me festa të çmendura plazh dhe ambiente në ajër të pastër. Pse të mos krijoni një listë këngësh verore dhe të krijoni një atmosferë relaksuese në punë? Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më kreativ dhe produktiv. Përzgjidhni këngët më optimiste që ju kujtojnë sezonin veror me diell. Do të ndiheni të gëzuar dhe do të aktivizoheni më shumë.

Konsumoni drekë jashtë ose në park

Gjeni një vend të freskët në hijen e pemëve të parkut më të afërt dhe ndryshoni zakonet tuaja të të ngrënit jashtë.

Ndryshoni mjedisin tuaj të zyrës për gjysmë ore dhe gëzojuni përfitimeve të kohës së kaluar jashtë, si ajri i freskët dhe vitamina D që lëkura juaj absorbon nga dielli. Merrni disa kolegë nëse jeni duke kërkuar për shoqëri. Ju bëftë mirë!

Zgjohuni herët

Ndërsa ditët në verë janë më të gjata, sigurohuni që të përfitoni 100% nga kjo. Dihet se zgjimi edhe një orë më parë mund të jetë një sfidë e frikshme për disa prej nesh. Por kur ngriheni pak më herët, do të keni kohë mjaftueshëm për të bërë gjërat që duhet të bëni si dhe të shijoni aromën e një mëngjesi të freskët.

Dekoroni hapësirën tuaj të punës (tavolinën e punës)

Nëse nuk mund ta shijoni sezonin në një vend më të gëzuar se zyra juaj, është koha për të sjellë sezonin tek ju. Filloni me hapësirën tuaj të punës. Dekoroni zyrën duke i dhënë atmosferë vere.

Blini një buqetë me lule të bukura, vendosni disa fotografi të pushimeve tuaja më të paharrueshme dhe vini në dukje destinacionet e verës që ëndërroni në një hartë.

Përdorni biçikletën

Shkoni në zyrë me biçikletë sepse kështu shfrytëzoni ajrin e freskët. Jo vetëm që është e shëndetshme dhe plot përfitime, por është gjithashtu një mënyrë për të kursyer para për naftë ose transport publik.

Mos e merrni punën në shtëpi

Nëse doni të shijoni sezonin në maksimum, mos e lini punën 9:00 me 17:00 të kontrollojë jetën tuaj. Kur nuk jeni në punë, dilni nga email-et, Skype dhe teknologjitë e tjera që tentojnë të ndërhyjnë në jetën reale dhe orët tuaja të pushimit. Nëse e doni punën dhe jeni të ngazëllyer nga ajo që bëni, mund të jetë e vështirë të mos bëni një vështrim. Por, përpiquni të qëndroni të fortë dhe të qartësoni mendjen, harrojini të gjitha çështjet e punës dhe lërini ato për nesër.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top