Këshilla & Arsye

April 9, 2019 | 8:15

Ja se si të keni rroba të pastra, të bardha dhe plot freski, pa përdorur produkte me kimikate

Dihet që larja e rrobave nuk është e lehtë: mund të bësh shumë gabime dhe nganjëherë të gjesh detergjentin e duhur për lavatriçe… duket më e vështirë se sa të gjesh një gjilpërë në kashtë.

Në të vërtetë, mjafton të përdoret vetëm një përbërës i thjeshtë për çdo larje për të kursyer kohë, para dhe nerva. Hidhni uthull të bardhë në kazanin e lavatriçes dhe do të mund të shijoni këto avantazhe.

Para së gjithash, mund të përdorni gjysmë filxhan uthull direkt në rroba, kjo shërben për të rritur efektivitetin e detergjentit normal të lavatriçes, ruan ngjyrat dhe zvogëlon mbetjet e sapunit që ndonjëherë janë të dukshme në disa artikuj pas larjes së tyre.

Hidhini një sasi të moderuar uthull në ndarjen ku zakonisht vendosni zbutësin e rrobave. Uthulla ka të njëjtin efekt, por është më pak agresive, si në veshje ashtu edhe në mjedis.

Acidi ndihmon për të hequr njollat nga rrobat e bardha. Ndonjëherë, edhe pas larjes, ka disa njolla të bezdisshme – veçanërisht nëse përdorni detergjentë pluhuri – të cilat mund të shkaktojnë bezdi për individët më të ndjeshëm. Shtimi i një gjysmë gote uthull në ciklin e larjes zgjidh këtë problem. Edhe pse mund të duket absurde, është e vërtetë: uthulla ndihmon për të neutralizuar aromat e këqija, si ajo e cigareve.

Mund të vendosni rrobat me njolla rezistente në një enë me ujë të ngrohtë dhe gjysmë gote uthull. Lërini për një natë dhe pastaj lajini ato si zakonisht.

Mund të jetë mjaft e vështirë të hiqni pushin dhe qimet e kafshëve nga disa materiale rrobash. Gjithashtu në këtë rast, uthulla mund të jetë një mbështetje e vlefshme, shtojeni atë gjatë ciklit të larjes. Pas tharjes së rrobave, mund të jeni të sigurt se “mysafirët e padëshiruar” nuk do të jenë më aty.

Disa pëlhura krijojnë elektrizim dhe në këtë rast ky produkt i kuzhinës vjen si shpëtim. Shtoni 6 lugë uthull në një enë dhe lërini rrobat të zhytura në të për 30 minuta. Duke përdorur këtë metodë ju gjithashtu mund të lani të brendshmet dhe veshjet e plazhit.

 

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top