Këshilla & Arsye

April 30, 2020 | 8:08

Ja se si të menaxhoni grupet e punës në kohë pasigurie

Në këtë periudhë pasigurie të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, shumë punonjës mund të ndjehen të humbur, të largët nga kolegët e tyre dhe jo shumë të përqendruar në qëllimet e tyre. Detyra e një drejtuesi të mirë biznesi, shkruan Francesca Gino dhe Dan Cable në Harvard Business Review Italia, është t’i ndihmojë ata të përballen me këtë moment të vështirë. Ja se si, sipas dy ekspertëve.

Pandemia e vazhdueshme po sjell efekte të rëndësishme psikologjike si në individë ashtu edhe në ekipe. Nga një ditë në tjetrën, Francesca Gino dhe Dan Cable shkruajnë në Harvard Business Revieë Italia, shumë e gjetën veten “të ndarë fizikisht nga kolegët, klientët dhe vendi normal i punës, duke diskutuar përmes një ekrani ato që në kushte normale bëheshin përmes takimit personalisht”.

Prandaj, theksojnë ata, është e rëndësishme që menaxherët të ndihmojnë punonjësit e tyre të merren me këtë periudhë në mënyrën më të mirë, për të mirën e personit, grupit dhe kompanisë. Në çfarë mënyre? Ekspertët ofrojnë një seri këshillash, duke përfshirë:

– mendoni se si mund t’i ‘shërbeni’ njerëzve që ju udhëzojnë, pa humbur prezencën dhe mbështetjen e tyre;

– ndihmoni punonjësit të zbulojnë qëllimet e tyre afatshkurtra, të mesme dhe afatgjata, ndoshta të ndryshuara;

– mbështetini ata se si të riorganizojnë punën e tyre, në dritën e situatës së re.

 

 

Burimi / https://www.linkedin.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top