Mirëqenie

November 23, 2019 | 8:40

Ja se si të rrisni melatoninën dhe të flini 8 orë rresht

Gjumi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin: gjumi i mirë është thelbësor për ta bërë trupin të funksionojë dhe të mos sëmuret. Ka disa ushqime që mund të na ndihmojnë të flemë dhe të përmirësojmë cilësinë e gjumit. Ushqimet që stimulojnë prodhimin e melatoninës janë padyshim një ndihmë e shkëlqyeshme për të fjetur më mirë dhe për të shmangur problemet që lidhen me mungesën e gjumit.

Melatonina është e lidhur me kontrollin e ritmeve cirkiane, pra ata që janë përgjegjës për përgatitjen e trupit për të kryer funksione të shumta ditore, përfshirë edhe gjumin. Më poshtë rendisim disa ushqime që stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe na bëjnë të flemë më shumë.

Ananas. Përmban triptofan, një element thelbësor që e bën trupin të prodhojë serotonin, neurotransmetues përgjegjës për transmetimin e sinjaleve nervore përmes neuroneve. Nivelet e ulëta të serotoninës e bëjnë më të vështirë prodhimin e melatoninës.

Banane. Ato kanë një efekt qetësues në tru dhe ndihmojnë në relaksimin e muskujve. Bananet gjithashtu përmbajnë triptofan dhe stimulojnë prodhimin e melatoninës.

Tërshëra. Është një drithë i plotë  dhe gjithashtu një nga më të efektshmit në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Tërshëra ndihmon në kontrollin e ankthit dhe relakson trupin përpara se të shkoni për të fjetur.

Asparagu. Është i pasur me acid folik dhe vitaminë C, elementë të domosdoshëm për thithjen adekuate të triptofanit.

Arrat. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të serotoninës dhe nëse i hani para se të flini, përmirësoni cilësinë e gjumit. Acidet yndyrore omega 3 i bëjnë arrat një ushqim të shkëlqyeshëm për të mbrojtur zemrën.

Farat. Pavarësisht nëse janë liri, susami ose luledielli, të gjitha janë të pasura me komponime melatonin dhe antioksidues që stimulojnë gjumin dhe forcojnë trupin.

Xhenxhefil. I njohur mbi të gjitha për vetitë e tij anti-inflamatore dhe analgjezike, xhenxhefili përmban melatonin dhe na ndihmon të flemë më mirë dhe më shumë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top