Mirëqenie

June 1, 2019 | 8:28

Ja se si të trajtoni në mënyrë natyrale dhimbjet e nervit shiatik…

Nervi shiatik është nervi më i gjatë në trup: ai fillon nga pjesa e poshtme e shpinës dhe përfundon në këmbë. Dhimbjet e nervit shiatik janë një grup simptomash të lidhura me inflamimin e nervit shiatik, shkaqet e të cilit mund të jenë të ndryshme.

Nervi shiatik shkakton simptoma të tilla si dhimbje në fund të shpinës, në një këmbë, ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, humbje të ndjesisë dhe vështirësi në lëvizje. Shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve të nervit shiatik është disku i hernies.

Është e mundur që të lehtësohen dhimbjet e nervit shiatik në një mënyrë të natyrshme duke aplikuar masa që ulin inflamacionin dhe dhimbjen. Më poshtë kemi listuar disa prej tyre.

Magnezi. Nëse nervi dhemb, muskujt që komunikojnë nëpërmjet tij vuajnë gjithashtu nga spazma dhe dhimbje. Për të zbutur këto simptoma, sugjerohet që të rritet konsumi i ushqimeve të pasura me magnez, një mineral esencial për relaksimin e muskujve. Frutat e thata, drithërat, perimet me gjethe jeshile, bananet, mollët dhe karotat janë veçanërisht të pasura me magnez.

Vitamina. Kur nervi shiatik dhemb, linjat e qelizave nervore dëmtohen, duke shkaktuar dhimbje të ngjashme me një goditje elektrike. Këto veshje janë të përbëra nga proteina dhe yndyrna, dhe është e nevojshme të rritet konsumi i vitaminës B12 dhe acidit folik.

Rrisni konsumin e ushqimeve te pasura me acide yndyrore omega 3, si avokado dhe farave të lirit. Vezët, djathërat, kosi dhe qumështi janë të pasura me vitaminë B12.

Shmangni kafeinën. Kafeina ndikon negativisht në thithjen e magnezit, prandaj sugjerohet që të shmanget kafja dhe pijet e gazuara.

Bimët natyrore. Shafrani i Indisë, rrënjët e xhenxhefilit, ananasi dhe specat djegës janë të dobishëm për trajtimin dhimbjeve të nervit shiatik. Ato kanë veti anti-inflamatore natyrore që na lejojnë të ndiejmë lehtësim pothuajse të menjëhershëm.

 

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top