Mirëqenie

September 18, 2018 | 10:24

Ja se si të ulni tensionin e lartë të gjakut pa përdorur ilaçe

Problemet e zemrës dhe tensionit janë ndër më të shpeshtat që hasen në popullata. Më e theksuar kjo problematikë është tek njerëzit mbipeshë. Shumë persona janë të detyruar të marrin kurime permanente për të normalizuar tensionin.

Por, Shoqata Amerikane për Shëndetin e Zemrës ka zbuluar së fundi një metodë që sipas saj është po aq efektive sa kurat mjekësore, madje edhe më e mirë pasi nuk ka efekte anësore. Ajo që këshillohet është ndjekja me rigorozitet e një diete për të ulur kilet e tepërta si dhe të kryenin ushtrime.

Kombinimi së bashku i këtyre të dyjave largon problemet me tensionin.

Në studim morën pjesë 129 burra dhe gra mbipeshë të cilët cilësoheshin me risk të lartë për problemet me tensionin. Ata u mbikqyrën për 14 javë duke kombinuar dietën me palestrën dhe u zbulua se risku tek ata persona shkoi drejt minimumit.

“Përfundimi ishte se pas miratimit tw këtyre mënyrave tw jetesës rezultoi që shumica e tyre të mos kishin më nevojë të përdornin ilaçe për tensionin e lartë të gjakut”, tha Dr. Alan Hinderliter, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top