Këshilla & Arsye

February 24, 2020 | 12:15

Ja se si të vareni më pak nga rrjetet sociale dhe të jeni më të informuar

Sipas shkrimtarit dhe futuristit, Richard Watson ekziston një filtër inteligjent informacioni ose një lloj rrjeti që kap atë që po ndodh në botë dhe çfarë me të vërtetë ka rëndësi pa ju kthyer në një skllav ndaj rrjeteve sociale ose mediave të ndryshme të lajmeve masive. Ja cilat janë sipas tij 10 pikat kyçe për t’u ndjekur:

“Praktikoni injorancën selektive”

Ju nuk mund të lexoni ose mendoni për gjithçka, kështu që mbani mend të zgjidhni cilësinë mbi sasinë dhe përpiquni të krijoni një kontekst të gjerë. Me fjalë të tjera, kombinoni një lidhje midis gjerësisë dhe thellësisë. Sa më shumë informacion në dispozicion, aq më pak priremi ta tresim atë, kështu që ka kuptim të konsumoni më pak të dhëna por më të rëndësishme.

“Plasni flluskën”

Watson këshillon që të marrim libra dhe revista të rastësishme dhe të zhvillojmë biseda me të panjohur. Këto akte interesi të rastit dhe komunikimet e pazakonta prishin rutinat e konsumit tuaj të informacionit dhe ju ekspozojnë në njohuri të tjera unike.

Gjeni “lulëkuqet e gjata”

Futuristi këshillon që secili prej nesh të kultivojë një rrjet njerëzish kurioz dhe të shquar, të cilët kanë uri për informacion interesant dhe që mund të drejtojnë mendimin tonë. Karaktere të tilla të mrekullueshme quhen “lulëkuqe të gjata” dhe Watson beson se gjetja dhe ndjekja e tyre nxit sukses.

Ecni

“Ecni, por kini parasysh të merrni rrugën e panjohur”, nxit Watson. “Ne jemi kafshë tufe dhe tundimi është që të ndjekim gjithmonë tufën. Mundohuni të mos e bëni këtë.”

Gjeni burime që i besoni

Ndiqni botime të besueshme, të thella, largpamëse dhe gazetarë online dhe lërini ata të bëjnë pjesën e vështirë duke gjetur informacionin më interesant për ju. Nëse botimi/faqja ose personi është i përqendruar në analiza të thella dhe jo në lajme skandalesh, do të përftoni njohuri të vlefshme. Watson rekomandon si më cilësore edicionet e fundjavës.

Qetësohu

“Relaksohuni”, shkruan futuristi. “Lajmet e rëndësishme do t’ju gjejnë”. Watson është i bindur se informacioni përkatës e bën vetë rrugën drejt nesh dhe se shumica e asaj që na shqetëson çdo ditë janë thjesht gjëra që së shpejti do të harrohen.

Rezervoni një kohë të caktuar leximi

“Caktoni një javë mendimesh çdo vit,” thotë Watson. Themeluesi i Microsoft Bill Gates kërkon kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e teknologjisë, për shembull nga thellësia e një pylli. Ai lexon dhjetëra punime akademike gjatë një tërheqjeje të vetmuar studimi në pyll, gjë që e ndihmon për të nxitur të menduarit novator gjatë gjithë vitit.

Përqafoni heshtjen

“Mësoni si të shikoni dhe dëgjoni thellësisht,” rekomandon Watson. “Pushoni së foluri. Filloni të dëgjoni. Jini kurioz gjatë gjithë kohës ”. Gjeni ambiente të qeta që krijojnë një gjendje të caktuar, si shkretëtirat, malet, madje dhe kishat, vende ku reflektimi dhe soditja vijnë natyrshëm.

“Dilni nga mediat sociale”

Njohuritë janë të zakonshme dhe ka një sasi të tepruar të tyre në internet. Por informacioni i veçantë i mbledhur nga kuriozët është i çmuar, i vlefshëm dhe ia vlen të gjuhet. Watson thotë: “Bëhuni cinik në lidhje me tendencat. Kërkoni më shumë për kundër-tendencat. Kjo bën diferencën”.

Shkoni tërësisht në errësirë

Së fundmi, çaktivizoni komunikimet një herë në javë dhe çdo mbrëmje. Nëse jeni të guximshëm, thotë Watson, guxoni të mos zotëroni fare celular. Qasja e Watson është kundërintuitive, por konsistente dhe në thelb mund të përmblidhet në një parim: Shko kundër rrymës. Bëhu i zgjuar duke mos u shqetësuar se ku po shkon turma.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top