Të ngrihesh herët në mëngjes nuk është për të gjithë dhe mbi të gjitha nuk është e lehtë, veçanërisht natën mes të dielës dhe të hënës. Kjo quhet “E Diela e Natës së Pagjumësisë” dhe është shkaku kryesor i të gjitha atyre fytyrave të lodhura dhe të përgjumura që shihen në punë të hënën në mëngjes.
Zgjimi në mëngjes është mbase momenti më i rëndësishëm i ditës, por edhe ai më traumatik, pasi ndikon në shpirtin tonë. Padyshim që gjumi mirë është gjithmonë strategjia më e mirë për t’u zgjuar mirë në mëngjes, këtu janë disa këshilla që duhet të ndiqni për t’u zgjuar plot energji në mëngjes.
- Përdorni një orë inteligjente alarmi
Ora e alarmit është një armik për shumë njerëz, përpiquni të zgjidhni një melodi delikate, jo të bezdisshme, ta poziciononi atë larg nga ju, kështu që do të detyroheni të ngriheni për ta çaktivizuar atë. Këshillohet që ta vendosni gjithmonë në të njëjtën kohë, madje edhe gjatë fundjavave, në këtë mënyrë ora biologjike do të përshtatet automatikisht dhe mund të shmangen zgjimet traumatike.
- Arsye e mirë për tu zgjuar
Zgjimi do të jetë më i ëmbël nëse gjeni një arsye të mirë për ta bërë atë, një ide është që të filloni vrapimin në mëngjes edhe 20 minuta janë të mjaftueshme. Praktikimi i aktivitetit fizik menjëherë pas zgjimit ka disa përfitime, pasi ndjeheni të aftë dhe shumë të motivuar për të filluar ditën tuaj në mënyrën më të mirë.
- Hidratoni veten
Sapo të zgjoheni është e rëndësishme të pini një gotë ujë në temperaturën e dhomës, sepse në mëngjes herët ndjeheni më të dehidratuar. Jo të gjithë e kanë zakon të pinë ujë gjatë natës, kështu që lagështia që lëshuat me frymën tuaj ka ulur nivelin e lëngjeve në trup. Arsyeja pse hidratimi në mëngjes është thelbësor për mirëqenien e trupit tonë është se uji stimulon metabolizmin dhe ndihmon për tu rikuperuar më shpejt nga gjumi dhe të ndjeheni më pak të përgjumur.
- Riaktivizoni muskujt tuaj
Sapo të zgjoheni, nëse praktikoni ushtrime të thjeshta si shtrirje ose ato për zgjimin e muskujve, ato mund t’ju ndihmojnë të riaktivizoni qarkullimin dhe menjëherë do të ndjeni një mirëqenie të brendshme. Mos e nënvlerësoni idenë e jogës është një aktivitet tjetër veçanërisht i rekomanduar për këtë rast.
- Thirrja e mëngjesit
Nëse mendoni për mëngjesin e shijshëm që ju pret, ndoshta është një arsye më shumë për tu zgjuar. Të dish që biskotat, torta e bërë në shtëpi, ose çokollata ju presin në kuzhinë, do ta bëjnë zgjimin më të këndshëm. Është e rëndësishme të hani mëngjes, sepse ju lejon të mbusheni me kalori, të cilat janë mjaft të dobishme gjatë mëngjesit.
Burimi / https://www.chedonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.