Mund të ndodhë që të gjithë të vuajnë nga presioni i lartë ose i ulët i gjakut, qoftë në mënyrë sporadike dhe kronike. Presioni i gjakut mund të ndryshojë për shumë arsye, pak a shumë të rrezikshme.
Simptomat e hipertensionit dhe hipotensionit mund të ngjajnë me njëra-tjetrën, kjo është arsyeja pse ato shpesh ngatërrohen. Është me rëndësi jetike të mësoni të njihni simptomat e të dy kushteve për të marrë masat e nevojshme. Presioni i lartë i gjakut shkaktohet kur presioni i gjakut është mbi 140 x 90 mmHg, ndërsa hipotensioni kur presioni është më i vogël se 90 x 60 mmHg.
Simptomat e hipotensionit (presioni i ulët i gjakut) përfshijnë: ndjenjën e dobësisë dhe thatësinë në gojë. Në rast hipotensioni sugjerohet të shtriheni në një vend të ajrosur dhe të ngrini këmbët për të favorizuar qarkullimin.
Simptomat e hipertensionit (presioni i lartë i gjakut) përfshijnë: rrahje të shpeshta zemre, dhimbje koke, zhurmë në veshë. Në këtë rast sugjerohet të pini një gotë me lëng portokalli të shtrydhur, i cili ndihmon në rregullimin e presionit.
Në të dy rastet sugjerohet të konsultoheni me një mjek, edhe nëse simptomat kanë kaluar.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.