Është nxehtë, verë dhe pishina ju thërret. Por nëse uji ka një erë të fortë kimike, ose nëse sytë tuaj lotojnë kur futeni në ujë kjo ndodh për një arsye dhe nuk është gjithnjë për shkak të sasisë së klorit të hedhur në pishinë.
Por si ta mbroni veten që të mos merrni infeksione në pishina?
- Asnjëherë mos u futni në pishinë pa bërë një dush më parë
- Nëse keni diarre apo nuk e ndjeni veten mirë mos u fusni në pishinë
- Mësojini fëmijët të përdorin tualetet për të urinuar
- Ndërrojini pelenat e fëmijëve shpesh dhe jo në ambiente publike por në vendet përkatëse
- Mos e gëlltisni asnjëherë ujin e pishinave
- Nëse përdorni lente, hiqini ato përpara se të hyni në ujë
- Pas një hedhje në pishinë është e rekomandueshme një shpëlarje trupi në dushin aty pranë
- Nëse keni probleme me lëkurën, të tilla si alergji, tharje, apo ekzema të ndryshme qëndroni larg pishinave.
Burimi / scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.