Këshilla & Arsye

January 11, 2019 | 13:51

Ja se si t’i përdorni farat e papajës për të detoksifikuar veshkat

Disa ushqime, konsumimi i alkoolit dhe faktorë të tjerëve lejojnë që substancat toksike të akumulohen në trupin tonë. Dhe kush mund të na ndihmojë në këtë rast? Janë pikërisht veshkat dhe mëlçia ato që janë në gjendje të filtrojnë toksinat. Nëse doni të kontribuoni në punën e vështirë të këtyre organeve, jini të kujdesshëm! Mundohuni të konsumoni ushqim të shëndetshëm.

Kjo do të shmangë probleme të tilla si:

  • Dështimi i veshkave
  • Cirroza e mëlçisë
  • Hepatiti
  • Gurët e veshkave

Sekreti i të qenit i shëndetshëm qëndron tek farat e papajës. Disa studiues pretendojnë se farat e papajës janë të dobishme për parandalimin e dëmtimit të veshkave, duke kontribuar në shëndetin e veshkave. Për më tepër, besohet se ato janë gjithashtu të mrekullueshme për pastrimin e tyre.

Mbi të gjitha, ato kanë veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antivirale dhe mund të luftojnë sëmundje të tilla si:

  • Dhimbje
  • Artrit
  • Ënjtje

Dhe akoma më shumë, ato mund të eliminojnë bakteret, të tilla si Salmonela dhe Stafilokoku, si dhe parandalojnë shumë infeksione. Me pak fjalë, farat e papajës përmbajnë lëndë ushqyese vitale.

Ja se si mund të pastroni mëlçinë:

Përgatisni një përzierje me lëng papaje dhe vetëm me disa fara të saj të grimcuara. Këtë lëng duhet ta pini për një muaj.

Lëngu i papajës ndihmon në tretje dhe fara e saj janë të shkëlqyera për organet e tjera të trupit, të tilla si veshkat. Gjithashtu, çdo herë që hani papaja, mund të hani një lugë nga farat e saj duke u kujdesur që t’i përtypni mirë.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top