Lëkura rigjenerohet çdo 28 ditë, dhe mesatarisht secili prej nesh prodhon rreth 100 kg qeliza të epidermës gjatë gjithë ekzistencës sonë. Lëkura ka vazhdimisht nevojë për lëndë ushqyese, të cilat i tretim gjatë dietës.
Vitaminat, mineralet dhe proteinat luajnë një rol themelor dhe një nga më të rëndësishmet është padyshim vitamina E. Në këtë artikull shpjegojmë se si të shijoni përfitimet e kësaj vitamine duke përdorur direkt kapsulat e saj, të cilat mund të blihen në dyqanet që shesin ilaçe bimore.
Vitamina E ka veti antioksiduese, rinovuese dhe shëruese. Është në gjendje të kundërveprojë me efektet e radikalëve të lirë, duke parandaluar njollat dhe rrudhat. Për më tepër, kjo vitaminë lejon që të gjitha lëndët ushqyese të arrijnë indet, duke i oksigjenuar ato dhe rivendosur elasticitetin e tyre.
Rrudhat. Aplikoni përmbajtjen e një kapsule vitaminë E drejtpërdrejt në rrudha. Këtë aplikim bëheni duke kryer masazhe në formë rrethore pak para se të flini, për të lejuar thithjen e plotë.
Njollat. Pasi të keni larë fytyrën, aplikoni përmbajtjen e një kapsule të vitaminës E në njolla, rreth 30 minuta para se të flini. Mëngjesin tjetër shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm të ftohtë.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.