Truri jo vetëm që mund të kontrollojë mendimet tona dhe funksionet themelore fizike, por studimet e fundit tregojnë se ai gjithashtu kontrollon mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj kërcënimit nga infeksionet bakteriale. Ai e bën këtë duke rritur prodhimin e një molekule mbrojtëse të quajtur PCTR1, e cila ndihmon qelizat e bardha të gjakut të vrasin bakteret.
Trupi ynë është në kontakt të vazhdueshëm me bakteret. Pjesa më e madhe e tyre nuk përbëjnë kërcënim, pasi kemi evoluar me sistemet e mbrojtjes, por në disa raste, sidomos kur sistemet e mbrojtjes së trupit janë dobësuar ose dështojnë, bakteret mund të na pushtojnë, duke çuar në infeksion dhe në raste ekstreme, e cila mund të çojë në vdekje.
Gjetjet e këtij studimi mund të jenë shumë dobiprurëse, sidomos në këto kohë kur bakteret janë duke u bërë rezistente ndaj antibiotikëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.