Trupi ynë i shpreh shqetësimet psikologjike me anën e shenjave somatike. Atë që nënvetëdija e hesht, e bërtasin sëmundjet dhe dhimbjet tona. Sëmundja është një konflikt ndërmjet trupit dhe shpirtit. Na mungon ngrohtësia afektive, e sapo dalim jashtë në ajër, marrim një të ftohur të mirë. E ftohura “ngjit” kur trupi qan.
- Dhimbjet e forta të shpinës (sigurisht jo ato që shkaktohen nga pesha e rëndë) ju thonë se po pësoni një dhimbje, mbani me vete një peshë, një traumë, një trishtim të madh.
- Dhimbja e fytit “shtyp”, ju përfshin, sigurisht kur keni shumë dhimbje për të shfryrë dhe gjëra për të thënë dhe nuk keni me kë të hapeni. Kur nuk e duroni dot një person, nuk e përtypni dhe duhet ta duroni, ndodh një lloj aciditeti në stomak. Krizat, shpesh janë inate të grumbulluara, të cilat nuk i nxirrni dot.
- Diabeti ju “pushton” kur vetmia ju mbyt.
- Kanceri “kafshon” si urrejtja që gërryen dashurinë e munguar.
- Trupi shëndoshet kur jemi të pakënaqur, ose dobësohet kur ndihemi të ezauruar.
- Dyshimet, shqetësimet, ankthi ju largojnë gjumin dhe vuani nga pagjumësia.
- Nëse nuk gjeni një kuptim nga jeta, tensioni i zemrës ngadalësohet ose shtohet, ndaj hipertensioni dhe tensioni i ulët në zemër janë luhatje që ju kushtëzojnë humorin dhe forcat.
- Nervozizmi vështitëson frymëmarrjet, njësoj si të mungonte ajri, shkakton dhimbjet e kraharorit dhe migrenat.
- Tensioni ulet kur ndiheni të burgosur nga frika.
- Kur ndiheni të përfshirë nga një problem, i cili ju ka çuar në limite, atëherë ju kapin ethet, kufiri i imunitetit është në gjendje alarmi.
- Gjunjët “brengosen” kur krenaria nuk përkulet.
- Artrozat vijnë kur mendja juaj nuk hapet, jeni shumë të ngurtë dhe muskujt kontraktohen.
- Ngërçet tregojnë që po pësoni një situatë në kufijtë e durimit.
- Kapsllëku tregon se keni mbetje në nënvetëdije, keni sekrete që ju torturojnë dhe nuk gjeni një njeri që t’ju kuptojë pa ju gjykuar.
- Diarreja është një akt mbrojtjeje i organizmit që dëshiron të eliminojë atë që e percepton si të dëmshme (si e vjella). Vlen për viruset, por edhe për situatat, ndjenjat… ndoshta kush vuan nga diarreja nuk arrin të mbajë apo përpunojë.
Sëmundja nuk është e keqe, na lajmëron që jemi duke gabuar rrugë. Dëgjojeni trupin tuaj dhe mësoni të shëroheni me shpirt, nuk ka mjekësi tjetër që vetë natyra nuk jua dhuron.
Sigurisht që nuk përgjithësojmë, ky nuk është një katalog farmaceutik, por një formë guide… kush ka një shqetësim e vuan atë në kokë (migrenë), dikush tjetër në stomak (probleme me tretjen).
Po fëmijët? Edhe pse janë të vegjël, fëmijët janë sfungjerë emotivë dhe përthithin çdo energji negative të atyre që kanë pranë. Jo rastësisht fëmijët më të shëndetshëm janë ata që rriten në familje të bashkuara dhe me harmoni.
Dashuria është jeta, ndaj çfarëdolloj mungese dashurie prodhon te ne vdekje: psikike, mendore, emotive dhe në fund edhe fizike.
Burimi: epicnews.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.