Mirëqenie

October 15, 2018 | 13:28

Ja si duhet përdorur soda e bukës, për largimin e pesticideve toksike nga frutat dhe perimet

Në ditët e sotme, shqetësimi për sasinë e pesticideve të përdorur në frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë është i ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Ndërgjegjësimi për pasojat e këtyre pesticideve në shëndetin tonë është gjithnjë e në rritje.

Studimet më të fundit konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet. Për më tepër, ekspertët kanë zbuluar se soda e bukës është alternativa më e mirë për një ushqyerje të pastër. Soda e bukës, sipas tyre, ka një nivel të lartë alkaline dhe shpërbën pesticidet në molekula të imëta duke i neutralizuar plotësisht nga ushqimet.

Si përdoret soda e bukës për pastrim

Gjatë studimit u përdor sodë buke për pastrimin e frutave, veçanërisht mollëve. Frutat ishin të spërkatura me dy pesticide shumë të përdorura në bujqësi për ruajtjen e bimëve. Më pas, frutat u shpëlanë me tre lëngje të ndryshme, përfshirë ujin e rubinetit. Një prej lëngjeve përmbante sodë buke.

Mollët që u mbajtën në ujë me sodë buke për të paktën 2 minuta kishin më pak mbetje pesticidesh. Koha e pastrimit të frutave dhe perimeve duhet të jetë 12-15 minuta. Kështu ajo mundëson eliminimin e të gjitha pesticideve. Pastrimi me sodë buke është një mënyrë shumë efikase dhe pa asnjë problem për organizmin.

Ajo mundëson eliminimin e një sasie të jashtëzakonshme të pesticideve të akumuluara në produktet bujqësore. Hidhni ujë në një tas. Shtoni disa lugë gjelle me sodë buke dhe mbajini frutat dhe perimet për 12-15 minuta.

Sasia e ujit dhe sodës varet nga sasia e frutave dhe perimeve që doni të pastroni. Për një gotë ujë përdorni 2-3 lugë çaji sodë. Më pas shpëlajini ato me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë.

Një mënyrë tjetër është që frutat dhe perimet t’i fërkoni me sodë buke dhe pas shpëlarjes mund t’i konsumoni lirisht dhe pa u shqetësuar.

 

Burimi / AgroWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top