Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekesor
Jetojmë në një periudhë ku teknologjia po zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe po sjell ndryshime revolucionare në botë. Zhvillimi i teknologjisë në mënyrë galopante po sjell inovacione në jetën tonë dhe po e lehtëson punën e njerëzve por në të njëjtën kohë ka filluar ta dominojë njerëzimin në mënyrë indirekte.
Të rejat më të fundit nga teknologjia thonë:
-Bioteknologjia është aplikimi i teknologjisë më të fundit në sektorin shëndetësor. Këtu përfshihen robotët kirurgjikale mjekësorë, robotët dezinfektues, robotët endoskopikë, telemjekësia (Aplikimi i IT-së në sistemin spitalor), krijimi i mitrës artificiale, implementimi i cipave apo mikro-procesorve “Neuralink” në trurin njerëzor krijuar nga kompania unike Neuralink (ELON MUSK).
-Robotika Industriale ka të bëjë me aplikimin e teknologjisë së avancuar dhe robotëve në industri si në atë të industrisë së automobilave, industrisë elektronike, industrisë së mikroprocesorëve dhe kompjuterave, industri të ndryshme të plastikes etj.
-Teknologjia e Informacionit dhe Informatika kanë filluar të preken nga inovacionet më të fundit të inteligjencës artificiale kryesisht në prodhimin e softuerëve dhe harduerëve të ndryshëm për të lehtësuar punën në kompani të ndryshme dhe korporata gjithashtu krijimi i aplikacioneve të ndryshme të cilët po thjeshtojnë mjaft mirë punën tonë etj.
-Bioteknologjia në estetikë ka të bëjë me të rejat më të fundit të aplikimit të pajisjeve të ndryshme në dobi të pranisë së jashtme.
(Pajisjet mjekësore të estetikës po sjellin inovacione të reja kryesisht në rigjenerimin dhe trajtimin e lëkurës, efekte të mirë në dobësim dhe humbje të masës dhjamore, aplikimi i pajisjeve në dermatologji kryesisht në detektimin e nishaneve problematike për të evituar kancerin e lëkurës, aplikimi i lazerave të ndryshëm në trajtime estetike dhe mikrokirurgji etj.
Inteligjenca Artificiale prek dhe Median
-Zhvillimi i teknologjisë po sjell një risi dhe në botën e medias, thjeshtëzimi i proceseve, kamerat robotike, krijimi së fundmi i avatarëve apo karaktereve 2D dhe 3D me programe kompjuterike të cilët japin lajmet në mënyrë automatike etj.
-Humanoidët (Robotët Bionikë) janë një inovacion mjaft revolucionar i krijimit të sistemeve robotike të ngjashme me njeriun. Këto mund t’i emërtojmë dhe robotë komercialë te cilët po zhvillohen me hapa të mëdha duke imituar njeriun dhe me pamje identike njerëzore.
-Skanerat Biometrike të cilët përdoren për përcaktimin e identitetit, password-eve dhe akses-kontrolleve, gjithashtu ky sistem po ndihmon dhe në identifikimin dhe gjetjen e njerëzve të humbur etj.
-Avancimi i hologramës po sjell krijimin e identiteteve 3D në projeksion të cilët janë një tjetër teknologji mjaft interesante.
-Aplikimi i teknologjisë në ushtri ka sjellë një inovacion në aplikimin e robotëve për qëllime të ndryshme si krijimi i tankeve robotike, droneve ushtarake etj.
A po na konkurron Inteligjenca Artificiale dhe Teknologjia?
Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale po e lehtëson në maksimum punën tonë por njëkohësisht po na dominon. Ana e errët e teknologjisë:
-Rritja e indeksit të papunësisë – Zhvillimi i teknologjisë po rrit nivelin e papunësisë globalisht sepse punët në sektorë të ndryshëm po kryhen nga inteligjenca artificiale dhe robotët.
-Në shëndetësi kemi robotët kirurgjikale – Në industri kemi robotët industrialë të cilët masivizojnë prodhimin në një kohë mjaft të shkurtër.
-Në media krijimi i avatarëve sintetikë dhe humanoidëve shumë shpejt mund të zëvendësojë dhe gazetarët apo moderatorët).
-Introvertizmi – Zhvillimi i teknologjisë po zbeh socializimin për shkak të binomit “Njeriu dhe Smartfoni”, “Njeriu dhe Laptopi” , Njeriu dhe tableti.
Ne shpenzojmë orë të tera në smartfonë dhe kjo po shkakton probleme sociale, psikologjike dhe okulistike, etj.
Një menaxhim i mirë i teknologjisë përmirëson mënyrën e jetës tonë dhe në këtë mënyrë në mund ta mbajmë gjithmonë në kontroll dhe ta përdorim gjithmonë në dobi të njerëzimit pasi ne e krijojmë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.