Foshnjat që lindin me operacion kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore pasi vijnë në jetë. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se në varësi të llojit të lindjes, normale apo cezariane, përcaktohet lloji i baktereve në zorrët e fëmijëve, që shpeshherë veprojnë si një “termostat” për sistemin imunitar.
Pse na duhen bakteret e zorrëve?
Trupat tanë nuk janë plotësisht të shëndetshëm që në momentin kur lindim, përkundrazi imuniteti ynë është i përbërë edhe prej mikrobeve të ndryshme si bakteret, viruset dhe kërpudhat. Shumica e tyre jetojnë në zorrën tonë dhe njihen kolektivisht si mikrobioma, të cilat janë të lidhura me sëmundje të ndryshme.
Studimi nga Instituti Wellcome Sanger dhe Universiteti i Birmingamit tregoi se si formohen këto mikrobioma, kur largohen nga barku steril i nënës dhe futen në një botë me shumë defekte. Ekspertët studiuan feçet e 600 foshnjave për rreth një vit dhe kuptuan se foshnjat që lindin në mënyrë normale, i merrnin shumicën e baktereve të padëmshme nga nëna e tyre. Ndërsa, foshnjat që kishin lindur me procesin cezarian kishin nivele të larta të baktereve Klebsiella dhe Pseudomonas.
“Ajo që më befasoi dhe më frikësoi më shumë ishte sasia e madhe e këtyre dy baktereve që kishin fëmijët. Mund të ishte rreth 30% e mikrobiomës së tyre totale,” u shpreh Trevor Lawley ekspert në Institut.
A ndikon kjo gjë në shëndetin e foshnjës?
Dihet tashmë që fëmijët e lindur në mënyrë cezariane kanë gjasa më shumë për të pasur çrregullime të ndryshme siç janë diabeti i tipit 1, alergjitë e ndryshme dhe astma. Dallimet mes bebeve të lindura në mënyrë normale dhe cezariane u zbehën me kalimin e kohës dhe u bazuan në lindjet e nënës. Ndërkohë që ekspertët janë shprehur se projekti do të vazhdojë, në mënyrë që të jetë më i qartë.
Si mund të ndryshoni mikrobiomën e një fëmije?
Metoda e lindjes kanë një ndikimin të madh tek mikrobet e foshnjës, por nëse konsumojnë antibiotikë dhe nëse nënat i ushqejnë me gji bebet mund të ndryshojnë mikrobiomën e tyre.
Çfarë duhet të bëjnë gratë shtatzëna?
Alison Wright, nënkryetare e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve në Mbretërinë e Bashkuar tha se gjetjet ishin të thella, por përsëri nuk mund të pengohen ende gratë që të kryejnë një lindje cezariane.
“Në shumë raste lindjet cezariane janë një procedure e nevojshme për të shpëtuar jetën e foshnjës dhe të nënës. Studimet për mikrobiomën ende nuk janë të sigurta, kështu që nuk duhet të krijojmë ide të gabuara në shoqëri, duke bërë që gratë të cilat kanë zgjedhur lindjen cezariane të pendohen,” shtoi ajo.
Burimi / https://gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.