Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ju shkurton jetën. Sekreti për të jetuar sa më gjatë është të lëvizësh sa më shumë.
Arsyet
Kjo nuk është diçka që nuk dihet, por rezultati i një studimi të kryer në Brazil. Në fakt, nëse ulesh për më shumë se tre orë në ditë, gjasat për të vdekur para kohe rriten në mënyrë eksponenciale.
Për të parandaluar këtë gjë dhe për të zgjatur vitet e jetës ekspertët këshillojnë që të lëvizini sa më shpesh. Nëse jeni në një punë 8 orë ulur duhet të ngriheni të shkoni në tualet ose të çoheni të pini ujë.
Nëse qëndroni ulur më shumë se tre orë në ditë
Mbi 60% e njerëzve në botë kalojnë më shumë se tre orë në ditë në karrige. Kjo gjë rezulton të jetë e dëmshme. Sipas një studimi nga Universiteti i San Paolo (Brazil) kjo mënyrë jetese ka çuar në 433,000 numrin e të vdekurve nga viti 2002 deri në vitin 2011.
Vdekjet rriten
Studiuesit analizuan të dhënat nga ky studim dhe doli se vdekja e tyre kishte lidhje me qëndrimin ulur dhe me kohën e kaluar në karrige. Të dhënat treguan se koha mesatare e shpenzuar nga njerëzit ulur në karrige është 4.7 orë në ditë. Kur ne jemi ulur për më shumë se 3 orë në ditë rrezikojmë jetën tonë, duke rritur në mënyrë të padiskutueshme rrezikun e vdekjes së parakohshme. “Reduktimi i qëndrimit ulur me 50%, duke alternuar me një aktivitet të moderuar fizik, mund të zvogëlojë rrezikun nga të gjitha shkaqet e vdekshmërisë me 2.3%”, shprehen ekspertët. ” Tani për tani, këto janë të dhënat më të mira që kemi – theksoi Leandro Rezende, autor kryesor i hulumtimit, por ne nuk e dimë nëse marrëdhënia mes të qëndruar ulur dhe vdekjes kanë lidhje me njëra tjetrën.
Veprimet e vogla të ndihmojnë
Janë veprime shumë të vogla që mund të parandalojnë pasojat që mund të ndodhin nga qëndrimi ulur. Çohuni nga tavolina dhe merrni konsumoni një pije në këmbë. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ndikon gjithashtu edhe në disponimin tuaj. Gjendja e “palëvizshme” e mendjes rrit ndjenjën e ankthit.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.