Gripi sezonal është sëmundje infektive e shkaktuar nga viruset.
Këto viruse përhapen nga një person tek tjetri.
Si të njohim shenjat e gripit?
-Temperaturë e lartë e papritur
-Dhimbje koke
-Kollë ose dhimbje fyti
-Dhimbje muskulare
Çfarë duhet bërë kur kemi grip?
-Mbuloni kollën ose teshtimën me dorë, krah ose me një shami
-Lani shpesh duart
-Bëni regjim shtrati
-Pini sa më shumë lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm
-Kërkoni ndihmë mjekësore nëse nuk po përmirësoheni, ose jeni pjesë e grupeve në risk
Si ta parandalojmë gripin?
-Bërja çdo vit e vaksinës ndaj gripit është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin.
Vaksina është veçanërisht e rëndësishme për ata që rrezikojnë më shumë për komplikacione nga gripi:
-Gratë shtatzëna
-Të moshuarit mbi 65 vjeç
-Fëmijët 6muaj – 5 vjeç
-Personat që jetojnë ose që kujdesen për individët e sëmurë.
Burimi / www.ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.