Mirëqenie

November 30, 2018 | 8:36

Ja si ta përgatisni çajin me ujë dhe kanellë, për të luftuar virozat, bakteret dhe mykun

Shija dhe aroma e kanellës është një kënaqësi e paharrueshme. Kanella është një nga erëzat më popullore jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Kanella është e pasur me shumë antioksidantë dhe substanca efikase kundër mikrobeve.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga vlerat e kanellës është ta zhysni atë në ujë dhe ta pini këtë lëng rregullisht. Përgatiteni në formën e çajit, duke zierë 1 filxhan çaji me ujë dhe më pas shtoni një lugë çaji kanellë pluhur dhe pak mjaltë sipas preferencës për ta ëmbëlsuar. Lëreni të pushojë 15 minuta dhe më pas konsumojeni.

Shumë ekspertë të shëndetit, rekomandojnë pirjen e lëngut të kanellës kundër një sërë sëmundjesh. Më poshtë do të gjeni përfitimet që mund të merrni duke pirë lëngun e kanellës.

  • Kanella forcon sistemin imunitar. Kjo pije e mrekullueshme është e pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar.
  • Lëngu përmban shumë substanca të fuqishme kundër virozave, baktereve dhe mykut.
  • Pirja e tij pakëson rrezikun e shfaqjes së problemeve respiratoreve, sëmundjeve të zemrës e të tjerë.

Kanella kundër mbipeshës

Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ndihmon në procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin. Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Kundër inflamacionit

Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të pijnë lëng kanelle kundër dhimbjeve. Kanella është një erëz e mirë kundër inflamacionit dhe dhimbjeve që shkakton ai. Kjo erëz përmirëson qarkullimin e gjakut tek organizmi.

Sëmundja e parkinsonit

Një studim i publikuar tek revista ‘Neuroimmune Pharmacology’, ka arritur në përfundimin se kanella mund të ketë aftësinë të ngadalësojë progresin e sëmundjes së Parkinsonit.

 

Burimi / AgroWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top