Këshilla & Arsye

May 25, 2018 | 12:49

Ja si të përforconi sistemin imunitar të fëmijëve…

Fëmijët e vegjël janë si magnete. Ata janë në kontakt pothuajse me gjithçka, pasi zvarriten në dysheme, prekin çdo send që shohin, i fusin në gojë etj. Kjo do të thotë se ata janë të ekspozuar ndaj baktereve.

Si mund të përforconi imunitetin e të vegjëlve tuaj?

Jepini qumësht gjiri

Qumështi i gjirit është i pasur me antitrupa që ndihmojnë sistemet imunologjike të fëmijëve. Për më tepër, kur fëmija sëmuret, këto antitrupa aktivizohen dhe luftojnë bakteret.

Sigurohuni që fle mjaftueshëm

Fëmijët nën gjashtë muajsh kanë nevojë për 20 orë gjumë në ditë. Përpiquni që ta plotësoni këtë orar.

Mos u fiksoni me pastrimin

Fëmijët kanë nevojë që të ekspozohen edhe ndaj baktereve për të fituar imunitet ndaj tyre. Mos u përpiqni të mbani gjithçka sterile.

Vaksinat

Qëllimi i vetëm i vaksinave është të mbrojnë fëmijën nga sëmundje, duke forcuar ndjeshëm sistemin imunitar të tyre.

Ushqime të shëndetshme

Sigurohuni që menuja juaj të përfshijë ushqime të pasura me të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese, sepse fëmija ka nevojë për secilën prej tyre në sasinë e duhur.

Kujdes me duhanin

Tymi i cigareve ka rreth 4.000 kimikate të ndryshme që mund të dobësojnë sistemin imunitar të kujtdo që e thith. Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj tymit janë më të prirur ndaj infeksioneve të veshit, kollitjes, ftohjes, bronkitit dhe problemeve të tjera të frymëmarrjes.

 

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top