Këshilla & Arsye

October 8, 2018 | 14:59

Ja si të veproni nëse doni dy persona njëkohësisht…

Nëse mendoni se dashuroni dy persona njëkohësisht, duhet të sqaroni veten tuaj. Duhet të tregoni kujdes, me zgjedhjet dhe veprimet tuaja, pasi në fund do lëndoni veten tuaj dhe të tjerët.

  1. Si është mënyra që dashuroni secilin prej tyre?

Nëse e gjeni veten të dashuruar me dy njerëz në të njëjtën kohë, ndjenjat për secilin janë të ndryshme. Arsyet pse doni secilin prej tyre janë të ndryshme dhe duhet t’i kushtoni rëndësi. Çfarë merrni nga secili? Ndoshta nga i dashuri merrni stabilitetin, por dashuria për të nuk ka pasion. Ndërsa për personin tjetër ndjeni diçka tjetër që lidhja juaj nuk e ka. Nëse filloni të ndjeni se po filloni të tradhtoni partnerin në mënyrë emocionale, duhet të tregoni kujdes dhe të sqaroheni me veten tuaj.

  1. Cilat janë nevojat dhe dëshirat tuaja në një lidhje?

Rregullat e shoqërisë ku jetoni të lejojnë të martoheni vetëm me një person, pastaj është problemi juaj që secili ju jep një emocion të ri. Disa persona, e kanë kapacitetin e dashurisë pa limit. Kjo pyetje, do ju ndihmojë të bindeni në lidhje me marrëdhënien që keni.

  1. Ndiheni se po e tradhtoni partnerin?

Tradhtia nuk është vetëm fizike, por më e rrezikshmja është tradhtia emocionale. Mendimet dhe ndjenjat nuk i ndaloni dot, por mund të arsyetoni për situatën në të cilën ndodheni. Nëse vërtet po mendoni se kjo quhet tradhti ndaj partnerit aktual, duhet të vendosni sa më shpejt. Do shkatërroheni shpirtërisht, duke qëndruar të pasigurt për ndjenjat që keni.

  1. A jeni të lumtur me lidhjen që keni?

Ndoshta keni kaluar një periudhë jo të mirë në lidhjen që keni aktualisht. Nëse i bëni vetes këtë pyetje, me siguri lidhja juaj nuk po ecën ashtu si duhet dhe duhet të merrni një vendim si do shkojnë gjërat në të ardhmen. Personi tjetër, thjesht ju vë në dukje më shumë, faktin që me partnerin aktual keni probleme.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top