“Asgjë nuk ikën pa na mësuar se çfarë duhet të dimë. ” Pema Chodron
Të gjithë në përditshmëri ndeshemi me situata që na shkaktojnë ankth. Megjithatë, për disa njerëz, ankthi bëhet aq i shpeshtë, apo shumë i fortë, saqë fillon të marrë përsipër jetën e tyre. Përveç atyre që ne shprehim me fjalë edhe trupi ka disa mënyra për t’u ankuar.
Ja cilat shenja shfaq ai:
- Lodhje të vazhdueshme
- Lodhja trupore edhe kur qëndroni në shtëpi gjatë pushimit
- Shenja të ndryshme në trup
- Stresi ndikon në të gjitha organet e trupit, përfshirë lëkurën
- Urinim të shpeshtë, ndonjëherë edhe kapsllëk
- Mungesë përqendrimi
- Muskujt të fortë
- Vështirësi në frymëmarrje
- Shtrëngime në gjoks,
- Frymëmarrje të shpejtë
- Nevrikoseni shpejt
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.