Këshilla & Arsye

April 19, 2019 | 11:00

Ja si veprojnë personat e suksesshëm me dikë që nuk u pëlqen

Përveç rasteve nëse keni ndonjë problem gjenetik, me siguri gjatë jetës do të takoni njerëz të cilët nuk do t’i pëlqeni. Qoftë nëse është vjehrra apo njëri nga kolegët, shanset janë të mëdha se me disa persona gjatë jetës thjesht nuk do ta kaloni mirë.

Sipas Deep Patel, i cili është autor i librit “A Paperboy’s Fable: The 11 Principles of Success”, është mirë të mos e harroni faktin se asnjë person nuk është i përsosur. Patel tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur ballafaqohen me njerëz të cilët nuk i pëlqejnë.

Pranojnë faktin se nuk mund të kalojnë mirë me çdo person

Sado që mund të shpresojmë të na pëlqej çdo person që takojmë, thjesht kjo nuk ndodh gjithmonë. Prandaj, është mirë ta pranoni këtë fakt dhe ta keni parasysh se kjo nuk nënkupton se ju apo personi tjetër jeni persona të këqij.

Kujdesen për emocionet 

Është e rëndësishme të mbani mend se emocionet tuaja kanë rëndësi, por në fund jeni ju personi që ka kontroll të plotë mbi atë se si reagoni në rrethana të ndryshme. Njerëzit mund t’ju çmendin nëse i lejoni. Prandaj, mos e lini zemërimin të dal nga kontrolli.

Injorojnë debatet e caktuara

Ndonjëherë disa gjëra është më mirë t’i lini të shkojnë. Jo çdo gjë meriton vëmendjen dhe kohën tuaj. Ju duhet ta pyetni veten nëse ia vlen vërtet të ballafaqoheni me çdo person.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top