Lifestyle

May 5, 2017 | 11:50

“Jam penduar shumë”

Një infermiere e re ka shkatërruar jetën me dëshirën e pakontrolluar për mbushjen e buzëve. 22-vjeçarja që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.

estetik

“Hurriyet” thotë se Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo, mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë por kërkoi mbushje të përhershme. Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.

“Jam penduar shumë”, thotë 22-vjeçarja, e cila tashmë kërkon pamjen e saj të dikurshme.

“Si punonjëse shëndetësie duhej ta kisha pyetur për diplomën. Ka rrezik që tani të mbes pa buzë. Jam penduar shumë.”

Ajo thotë se personi që i bëri mbushjen i kishte thënë se “duke qenë se klinika ishte nën rikonstruksion, mbushjen do ta bënin në shtëpi”. Tashmë çështja ka kaluar në gjykatë, ku Gulnaz thotë se nuk e ka kryer mbushjen dhe vajzës së dëmtuar do t’i duhet të provojë akuzat. Mjeku Metin Yavuz që po merret me infermieren, tha se ekipi i tij po përpiqej të kuptonte se çfarë lënde është injektuar në buzët e saj. Ai tha se e reja nuk ka rrezik për jetën, por nuk dihet nëse do ta arrijë më pamjen e mëparshme. /tvklan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top