Mirëqenie

May 9, 2017 | 8:30

Jasemini, lulja jo thjesht aromatike

Jemi mësuar ta njohim këtë lule falë karakteristikës që e shoqëron, aromën që ajo ka në të gjithë hapësirën ku ajo shtrihet si bimë zvarritëse. Si pjesë e familjes së Jasminoides Rhyncospermum, ajo ka lule të bardha që lëshojnë aromën e këndshme dhe të veçantë. Jasemini mund të shfaqet në lloje krejtësisht të ndryshme, por ajo që ka gjetur më shumë terren është Jasemini Multipartitum, një jasemin afrikan, i cili ka lule të mëdha në formë ylli dhe zvarritëse në ngjitje, ku rritet si shkurre. Gjëja e rrallë që jasemini ka si bimë është se ka gjelbërim të përjetshëm dhe mund të përballojë të ftohtin.

1

Sipas informacioneve shkencore, është zbuluar se Jasemini Multipartitum është një perlë e vërtetë bimore: një jasemin i rrallë, me origjinë nga Afrika e Jugut, e shkëlqyer për kë ka ballkone, tarraca dhe kopshte, është një bimë jo thjesht e bukur, por që i reziston mjaft mirë të ftohtit. Pra, jasemini ka të gjitha tiparet e nevojshme për hapësirat tona të gjelbra aq të vështira në qytet. Duke e vendosur atë në diell ose në gjysmëhije, kjo lule mund të zgjahë në kohë për të lulëzuar, zbukuruar dhe aromatizuar ambientin në pranverë dhe një rilulëzim të vogël në fund të verës. Duket se rezistenca e saj ndaj të ftohtit, është më e madhe sesa e mendoni. Një mur i bukur i ngrohtë patjetër do ta ndihmojë bimën e jaseminit të rezistojë më mirë, edhe kur kthehen ngricat më intensive.

2

Duke pasur parasysh që jasemini i mban gjethet e saj në dimër, duhet të mbani mend, se ashtu si për të gjithë bimësinë, edhe jasemini duhet ujitur herë pas here edhe në mot të keq.

jasemin

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top