I ftuar në emisionin “Pop Culture”, Erion Braçe tregoi gjithçka mbi jetën e tij përtej politikës. Ndër të tjera, ai ndau një ndër momentet më të sikletshme në adoleshencë, kur është dridhur i tëri.
Pyetja që provokoi këtë rrëfim ishte e thjeshtë: A dëgjon muzikë klasike, meqenëse ai ka një të kaluar si violinist?
Bashkëngjitur me pyetjen, Dojna shtoi edhe një përjetim të sajin. “Mbaj mend kur jepja provimet e pianos, që ende sot më shfaqen si makthe”, duke na treguar edhe neve mbi të kaluarën e saj si pianiste.
“Me sa duket, violina ka lënë gjurmë traumatike tek unë. Nganjëherë kthehej edhe në detyrim, sepse më largonte nga lojërat. Kur kam dalë në klasë të 8 nga shkolla “8 Nëntori” mbaj mend se provimi i fundit që kam dhënë ishte pikërisht violina. Mbaj mend si tani që më ka kapur një e dridhur, e cila nuk pushonte, aq sa dora nuk funksiononte të gjente notat, harku dridhej gjithashtu. Duke qenë se isha i mirë me mësime, drejtori i asaj kohe më la të largohesha nga provimi. Kështu që nuk dëgjoj muzikë klasike që atëherë”, do të shprehej Braçe.
Ndiqni më poshtë videon e plotë të intervistës.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.