Me rastin e javës së shëndetit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me spitale private në vend, do të ofrojë depistime për sëmundjet tumorale falas për qytetarët.
Për tre ditë, në datat 3-5 Prill, në sheshin “Skënderbej” do të ofrohen falas mamografia dhe analiza e HPV.
Sipas njoftimit të ministres Ogerta Manastirliu, kontrollet do të bëhen në një ambient që garanton privatësinë e individëve, në formën e një kamioni rozë.
Depistimet do të kryhen nga mjekët turq dhe shqiptarë nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 6 pasdite.
Mamografia mundëson diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit duke filluar nga mosha 40 vjeç. Ndërkohë HPV zbulon virusin e Papilomës Njerëzore, i cili është shkaktar i kancerit të qafës së mitrës dhe është infeksioni më i zakonshëm në moshat e reja, pasi përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.