Sipas një studimi nga Universiteti J. Carroll botuar në “Live Science”, ndjenjat, si pozitive ashtu dhe ato negative na bëjnë më dembelë, duke ndikuar negativisht në vendimin për të bërë ushtrime fizike.
Studiuesit kanë vëzhguar 153 studentë, të ndarë në tre grupe. Grupit të parë të studentëve i shfaqën një film komik, të dytit një film dramatik, dhe grupit të tretë një film me skena emotive neutrale. Pas dhjetë minutash para ekranit, studentëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor mbi zakonet e tyre sportive dhe se si ishin ndjerë gjatë kohës që shihnin filmin.
Studentët që panë filmin komik apo atë neutral në përgjithësi ishin me humor të mirë. Studentët që panë filmin dramatik, ashtu siç pritej, ishin ata me motivimin më të ulët për të bërë ushtrime fizike në ditët pasardhëse të eksperimentit.
Por të papritura ishin rezultatet e grupit “të lumtur”: studiuesit prisnin që studentët e kënaqur të kishin gatishmërinë të bënin ushtrime, ndërsa në ditët që pasuan ata ishin më “dembelë” se sa grupi i studentëve të filmit me skena neutrale.
Ndaj studimi sugjeron që ndjenjat si pozitive ashtu dhe ato negative, mund të jenë pengesë për të kryer sjellje të shëndetshme, si një ushtrim i shëndetshëm fizik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.