Posta

October 16, 2019 | 8:11

Posta nga Denata Toçe / Jemi të ndarë, por nuk duam të traumatizojnë fëmijët

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

Jam e martuar prej 16 vjetësh dhe kam dy fëmijë, të moshës 5 dhe 9 vjeç. Kam jetuar qetë deri sa një ditë, burri më tha se nuk më donte më. Këto vite kam qenë e ngarkuar, rritja e fëmijëve, punët. Për momentin jetojmë ende së bashku, por vajzat shpejt kuptojnë se diçka është e gabuar mes nesh, edhe nëse përpiqemi të mos i traumatizojmë. Çfarë mund të bëjmë?

Përgjigje: Mendoj se fëmijëve u duhet thënë e vërteta që prej fillimit kur ju keni vendosur të ndaheni. Kur të dy jeni në një situatë pranimi të ndarjes. Sigurisht, ju nuk keni pse i komunikoni fëmijëve problemet që keni me njëri-tjetrin, sepse mesazhi që merr fëmija është: situata duhet zgjidhur dhe se ndoshta ata janë fajtor.

Nuk mendoj se është ky mesazhi që doni t’i jepni fëmijëve tuaj. Është e udhës të mos i lini fëmijët në gjendje ankthi. Krijoni një mundësi që të mblidheni fillimisht me partnerin tuaj dhe të diskutoni se çfarë dhe si do t’ia thoni fëmijëve.

Mirë është që të bini dakord të dy, që të mos ndiejnë fëmijët pasiguri dhe dyshime, të cilat më pas i shtyjnë ata ta këmbëngulin për t’ju ribashkuar. Kjo është ëndrra më e madhe e tyre. Në vijim mblidhini fëmijët së bashku dhe komunikojini atë çfarë po ndodh dhe mos harroni t’i kërkoni fëmijëve t’ju bëjnë pyetje të çfarëdolloj natyre.

Jini të drejtpërdrejtë në përgjigje, të kuptueshëm, pra, përdorni një gjuhë të thjeshtë dhe mbi të gjitha mos harroni të kryeni rolin e prindit, post këtij komunikimi. Ju nuk duhet të ndjeheni në faj që po ndaheni. Ju keni të drejtën të ndërmerrni vendime për jetën tuaj. Qëndroni afër fëmijëve tuaj dhe mos kini frikë për çfarëdo pyetje që mund të bëjnë edhe në të ardhmen.

Mos thoni: ta thashë një herë, por merrni kohë t’ia përsëritni atë që i keni komunikuar në fillim. Fëmija fiton besim në qëndrimin tuaj dhe redukton ankthin. Paçi fat!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top