Këshilla & Arsye

May 28, 2017 | 9:15

Jeni shumë të lodhur? Do gaboni më shumë, nëse nuk ndiqni disa këshilla

Pranvera e vonuar dhe temperaturat që rriten menjëherë mund ta bëjnë më akute ndjesinë e lodhjes, të cilën shpesh herë e provojmë në këtë fazë të vitit. Nuk bëhet fjalë për një sensacion për t’u nënvleftësuar ose siç bëjmë shpesh duke e injoruar. Nganjëherë një çorientim i vogël, është një shenjë që na fton të ngadalësojmë ritmet e punës.

1

Tashmë shkenca e ka qartësuar faktin, që kur jemi të lodhur bëjmë më shumë gabime shpesh herë edhe fatale. Një moment shpërqëndrimi për shembull mund të jetë shkak i një aksidenti me makinë, apo i një gabimi të rëndë. Zgjidhja është e thjeshte, pushoni dhe qetësohuni. Ndryshoni zakonet tuaja për të marrë pak kohë dhe për tu relaksuar.

Staistikat kanë treguar se pilotët e linjave ajrore, të cilët shpesh herë janë të detyruar të punojnë për shumë orë, kanë deklaruar se në 70% të rasteve kanë bërë gabime në kabinë për shkak të lodhjes së tyre. Mendohet që edhe shpërthimi nuklear në centralin e Chernobil, i ndodhur në mes të natës, ka ndodhur nga një gabim njerëzor, nga lodhja e punëtorëve. Mjafton të shohësh se çfarë mund të ndodh nëse një person i jep makinës teksa është shumë i lodhur, ose çfarë mund ti ndodh një kirurgu që operon pa pushim për orë të tëra. E rëndësishme, në këto situata, është të kuptojmë kur lodhja është shumë e madhe dhe kur është momenti të thuash Stop.

Disa kohë më parë shkencëtarët kanë treguar që shpërqendrimi, harresa dhe gabimet varen nga fakti që disa pjesë të trurit ‘i zë gjumi’ edhe nëse ne jemi zgjuar. Studimi i realizuar nga Laboratori i biokimisë klinike dhe biologjia molekulare e Universitetit të Pisa, e drejtuar nga profesor Pietro Pietrini dhe nga Qendra për studimin e gjumit dhe të ndërgjegjes e Universitetit të Wisconsin, (Madison, USA) nën drejtimin e profesor Giulio Tononi, ka treguar se pagjumësia e zgjatur dhe detyrat shumë impenjative mund të sjellin episode të një ‘gjumi të lokalizuar’, sipas të cilave disa pjesë të trurit shkojnë në pozicionin ‘off’ pa e kuptuar. Kjo përveçse shkakton gabime, mund të sjellë një vështirësi të madhe në kontrollin e impulseve, mes tyre edhe agresiviteti.

Sipas ekspertëve mund të kesh një vëmendje dhe përqendrim të lartë për vetëm 45 minuta, më pas vëmendje bie. Nëse na duhet të kemi një detyrë impenjuese që kërkon kohë, duhet të mësojmë të marrin ndonjë pushim, të bëjmë trurin të çlodhet dhe më pas të rifillojmë punë. Për shembull mund ti lejojmë vetes dhjetë minuta pushim pas çdo ore pune. Stop-i është i rëndësishëm sidomos nëse punohet në kompjuter, për të qetësuar shikimin. Ekspertët rekomandojnë që për të evituar efektet e të ashtuquajturës ‘Sindroma nga vizioni në kompjuter’, duhet të largohesh pesëmbëdhjetë minuta nga ekrani i kompjuterit, të largosh vështrimit, të ecësh, dhe të qetësosh sytë.

Mjekimi më i mirë ndaj lodhjes është gjumi. Orët e gjumit të mirë për një njeri të rritur janë nga 6-8 orë. Nëse flini dhe pak në drekë kjo do të jetë optimale. Për të luftuar pagjumësinë, që shpesh herë na bën të kemi një ditë shumë të lodhshme, nevojitet lëvizje fizike, ose një ushqim korrekt.

Edhe ushqimet mund të ndikojnë për të luftuar lodhjen. Është e nevojshme të evitojmë kafenë e tepruar apo pijet alkoolike, sheqerin e rafinuar si dhe yndyrnat, të cilat treten me vështirësi. Një dietë e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe fibra do ju japi energjitë e duhura./Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top