Sipas shkencës këshillohet që ju të luani një lojë videogame për 5 minuta sesa të qëndroni në qetësi, sepse një gjë e tillë është shumë më shumë efikase.
E ku ka më mirë sesa gjërat që ju pëlqeni të bëni më shumë të konfirmohen edhe shkencërisht. Një prej tyre është edhe të luajturit të lojërave të ndryshme (video game) pasi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në largimin e stresit që ju mund të keni akumuluar.
Studimi i fundit i kryer nga Michael Rupp, i specializuar në Shkencat Sociale dhe Psikologjinë Konjitive në Universitetin e Floridës Qendrore dhe i publikuar së fundmi në gazetën “Human Factors and Ergonomics Society” tregoi se të gjithë ata punonjës që në momentin kur e shihnin që ishin të mbingarkuar, bënin pak minuta pushim dhe gjatë atyre minutave luanin një video game, ishin më pak të stresuar në krahasim me ata që rrinin në qetësi kur rifillonin punën.
Shpeshherë të përfshirë nga rutina e punës dhe mbi të gjitha nga mbingarkesa, ne tentojmë të mos shkëputemi fare nga kompjuteri gjatë gjithë orëve të punës, duke mos e kuptuar që kjo gjë ndikon negativisht në rendimentin tonë në punë. Është shumë e domosdoshme që njerëzit të bëjnë shkëputje të ndryshme gjatë punës. Kjo jo vetëm do t’i çlodhë por do të ndikojë që ata të japin maksimumin e tyre në orët e mbetura të punës.
Në studimin e kryer më sipër, morën pjesë 66 pjesëmarrës, 20 meshkuj dhe 46 femra. Të gjithëve iu caktua një detyrë që kërkonte qëndrimin përpara kompjuterit për një kohë të gjatë dhe që rrjedhimisht do të ndikonte në krijimin e një lodhjeje konjitive. Pas disa orësh punë, atyre iu dha 5 minuta pushim. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe të ndryshme: ky njëri grup luajti një video game” Sushi Cat”, grupit tjetër iu caktuan disa ushtrime të shkurtra relaksuese ndërsa grupi i tretë u la të qëndronte në qetësi. Pas kësaj, të gjithë pjesëmarrësit filluan të përfundonin punën e mbetur. Ky studim u mbyll me rezultatin se të gjithë ata pjesëmarrës që kishin luajtur video game, patën rendiment më të lartë në orët e mbetura në krahasim me ata të cilët gjatë kohës së pushimit kishin qëndruar në qetësi, dhe mbi të gjitha një nivel më të ulët stresi./Monitor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.