Jennifer Aniston imazhi i kopertinës “ Allure ” këtë dhjetorë, rrëfehet pa filtra në intervistë. “Unë u përpoqa të mbetem shtatzënë , por nuk funksionoi…”
Aktorja 53-vjeçare shfaqet me bikini dhe në formë të shkëlqyer . E dashura e Amerikës tregon se në të kaluarën i ka provuar vërtet të gjitha , përfshirë edhe fekondimin in vitro , për të bërë një fëmijë por pa sukses.
“U përpoqa të mbetem shtatzënë – tha aktorja – ishte një rrugë e vështirë për mua, të bëja një fëmijë … iu drejtova fekondimit in vitro, piva çaj kinez, provova gjithçka. Do të kisha dhënë gjithçka, nëse dikush më kishte thënë: ‘Ngrini vezët, bëji një nder vetes’. Thjesht mos e mendo, kështu që ja ku jam sot. Anija është nisur.”
Jennifer Aniston gjithashtu betohet se nuk është penduar:
“Në fakt ndihem e lehtësuar sepse ajo iku? Nuk duhet të mendoj më për këtë.” Aniston gjithashtu hedh poshtë akuzat e së kaluarës për të qenë egoiste dhe se e kanë lënë për shkak se ajo nuk I ka dhënë fëmijë ish-bashkëshortëve të saj, Brad Pitt ose Justin Theroux .
“Është një gënjeshtër – u përgjigj ajo me vendosmëri – nuk kam asgjë për të fshehur në këtë pikë”.
Për vite me radhë Jennifer Aniston ka qenë në qendër të thashethemeve për shkak të shtatzënive të saj të supozuara. Sa herë që shtonte disa kilogramë për revistat amerikane ishte shtatzënë. Një herë një revistë botoi edhe një ekografi të supozuar të binjakëve që do të priste. Kështu aktorja shkruajti një editorial shumë të ashpër në vitin 2016 duke mohuar të gjithë zërat.
Burimi/Fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.